Policia e Kakavijës ka vënë në pranga një 25-vjeçar nga Fieri, pasi u kap në hyrje të Shqipërinë me një dokument udhëtimi (kartë identiteti) të dyshuar të falsifikuar.

Në pranga u vu Vasil Selçiotis, 25 vjeç.

"Pas verifikimeve që u kryen nga shërbimet e policisë dokumenti i përdorur nga 25-vjeçari ka rezultuar i falsifikuar me të dhëna dhe gjeneralitete të një personi tjetër dhe fotografinë e shtetasit Vasil Selçiotis", sqaron policia.  

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të ”Falsifikimit të dokumentave" neni 186 i Kodit Penal.

/Ora News.tv/