Kadilli: Qëndrimi i opozitës është i qartë, të ikë Edi Rama dhe të kemi një qeveri tranzitore

Kadilli: Qëndrimi i opozitës është i qartë, të

Për ish-deputetin e PD-së Fatbardh Kadilli, opozita këmbëngul për një model të një qeveri teknike.

I ftuar në RTV Ora, ai tha se Rama e ka provuar se nuk mund të bëjë zgjedhje, pasi po vepron si një tiran në paligjshmëri.

Kadilli: Tashmë prej 4 vitesh këmbëngulim te modeli i qeverisë teknike që është testuar edhe në Greqi. Ne këtë model njohim dhe këmbëngulim që ta zbatojmë. Ne nuk kemi një propozim nga mazhorancë, pasi opozita është e dhunuara e zgjedhjeve, jo mazhoranca.

Qëndrimi ynë politik është i qartë, të ikë Edi Rama, të kemi një qeveri tranzitore dhe të bëjmë zgjedhje. Fajtori është ai, Rama, por kjo është bindja jonë politike, por nuk do të thotë që miratohet nga gjithë shqiptarët. Prandaj, nëse duam që të kemi një kompromis politik, ai arrihet kur palët ulen me propozime jo radikale të papajtueshme. 

Ka prova të mjaftueshme që Rama nuk mund të bëjë zgjedhje. Jemi gati të dëgjojmë propozime nga pala tjetër. Në marrëveshje jemi të gatshëm që të negociojmë çdo gjë, por nuk po ndodh nga pala tjetër. 

Opozita ka qëllim të largojë mazhorancës, pasi është e bindur se kjo mazhorancë sundon. Rama po vepron në kushtet e paligjshmërisë, në mungesë të demokracisë dhe po vepron si një tiran.

EMISIONET