Ka përlotur qindra njerëz! Vajza e vogël me leucemi përshendet të atin nga xhami i dritares

Mesa duket koronavirusi vazhdon të ndajë shumë familje. Njerëzit detyrohen të ndahen dhe mos jetojnë më bashkë për hir të personave të dashur.

Edhe rasti i kësaj familje është i njëjtë. Një baba dhe vajza e tij e madhe kanë vendosur që mos jetojnë bashkë me Milën, vajzën 4-vjeçare e cila është e sëmurë me leucemi. Ata kanë marrë këtë vendim për të mirën e Milës duke e lënë të jetojë vetëm me nënën e saj.

4-vjeçarja Mila Sneddon jeton në Skoci dhe po i nënshtrohet kimioterapisë.

Një foto që e ema ka shkrepur, vogëlushja shihet duke përshëndetur të atin nga xhami i dritares dhe ky moment është mjaf prekës.

"Fillimisht u ndjeva keq që duhet të ndaja familjen time, por shumë familje kanë bërë të njëjtën gjë për të mbrojtur njerëzit e tyre të dashur. Shpresoj që këto foto t'i bëjnë njerëzit të kuptojnë rëndësinë e distancës dhe të zbatojnë rregullat. Ishte e vështirë për ne, por sa më shumë njerëz të dalin jashtë, aq më gjatë do të duhet të qëndrojmë brenda dhe Milës i mungon babi dhe motra. Ajo arrin ta shohë të atin vetëm nëpërmjet xhamit të dritares, gjë që e bën shumë të lumtur. Ne menduam të izoloheshim së bashku si familje, por kemi fatura për të paguar dhe vajza ime tjetër Jodi, 16 vjeç është akoma në shkollë. Bashkëshorti im, Scott është inxhinier dhe është në kontakt me njerëzit prandaj është rrezik për ne. Kur vendosëm të izoloheshim në shtëpi të ndara, Mila më pyeti 'Pse nuk mund të hyjë babi' dhe u mërzita shumë. U përpoqa ta sqaroja se po e mbrojmë nga virusi dhe e kuptoi", shkruan nëna e Milës.



EMISIONET