Ka ngjyra dhe brenda 4 mureve, piktori Gazment Xhaferri rrefen ditët e tij në karantinë

Ka ngjyra dhe brenda 4 mureve, piktori Gazment Xhaferri rrefen ditët e tij

Distancimi social, për shumë kënd  është kthyer në problem dhe sfidë. Por krejt e kundërta ndodh me një artist, në këtë rast me një piktor. Gazment  Xhaferri, nga Elbasani, jetën ia ka dedikuar pikturës.  Karantina  për të nuk është diçka normale  por siç thotë ai,  frymëzimi mund të gjendet kudo.

Izolimi, ja ka shtuar orët para telajos, duke krijuar jo vetëm vepra të reja por, të mbarojë edhe ato punë që i kisha lënë përgjysëm.

Gazment Xhaferri: Po punoj me pamje nga Elbasani i vjetër meqë këto janë  punë që nuk del në natyrë, po shfrytëzoj kohën e vetëkarantimit që të largoj stresin.

Si piktor që kërkon liri dhe dashuron natyrën, Xhaferri percjell një mesazh për të gjithë ata të cilët këto ditë janë të izoluar.

Gazment Xhaferri: Ata që kanë mundësi të merren me krijimtari. Edhe sprovojnë veten por diçka do tu ngelet besoj.

Ai thotë se jeta brenda në shtëpi  jo domosdoshmërisht duhet të përjetohet ngarkesa negative, sipas tij edhe  brenda 4 mureve mund të vazhdojë të jetë me ngjyra.

EMISIONET