A është i implikuar Rama në idenë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi? Ja si përgjigjet Meta

A është i implikuar Rama në idenë për shkëmbimin e

Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Presidenti i Republikës Ilir Meta u pyet nëse mendon se kryeministri Rama është i implikuar në idenë e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi ish-këshilltari i kryeministrit, Toni Blair, ka investuar rreth kësaj çështjeje.

Meta u përgjigj duke falenderuar Britaninë e Madhe për qëndrimin koherent e të qartë ndaj kësaj çështjeje por edhe për të ardhmen e këtij rajoni.

Pyetje: ''Ju thatë se nuk do t'i komentoni deklaratat e ish- këshilltarit Bolton, por a keni një koment pasi një individ që ka investuar në këtë çështje është ish-këshilltari i kryeministrit Rama. Toni Blair? A mendoni se ka qenë i implikuar edhe kryeministri Edi Rama?''

Ilir Meta: ''Pavarësisht nga një informacion i tillë duhet të falenderoj Britaninë e Madhe që ka patur dhe ka një qëndrim mjaft koherent dhe mjaft të qartë jo vetëm për këtë çështje por edhe për të ardhmen e këtij rajoni. Gjithashtu edhe për kontributin që jep, që ky rajon ta ketë vendin në BE, ku shpresojmë që të rikthehet edhe Britania e Madhe në të ardhmen.''

EMISIONET