Juventus nuk i ndahet lojtarëve të lirë, futet në garë për yllin e United

Juventus nuk i ndahet lojtarëve të lirë, futet në garë

Paul Pogba nuk është lojtari i vetëm i Manchester United që preferohet nga Juventusi. Lajmin e bën të ditur tabloidi anglez "The Sun", që zbulon se bardhezinjtë kanë shfaqur interes edhe për Nemanja Matic.

Serbit i skadon kontrata në fund të sezonit aktual dhe në merkaton e verës mund të transferohet falas diku tjetër. Juventus duket si klubi më i preferuar për të, por shifrat që të dërgojnë tek ai do ta fusnin çdo skuadër Europiane në garë.

Kjo pasi ish-mesfushori i Chelsea dhe Benfikës po ndiqet nga afër edhe nga dy klubet milaneze, Inter e Milan, por Juventus mund të provojë të jetë një opsion i vlefshëm duke marrë parasysh rekordin e tyre mbresëlënës të transferimeve me transferime të lira në vitet e fundit.

EMISIONET