Juventus bën pazar në Madrid, tashmë kërkon dhe "armikun" e Ronaldos

Juventus bën pazar në Madrid, tashmë kërkon dhe

Pas kryerjes së blerjes së shekullit duke transferuar Cristiano Ronaldon në Torino, Juventus është rikthyer sërish në Madrid për të bërë "pazar" por këtë herë jo te Reali por tek Atletiko.

Në shënjestër është vënë mbrojtësi Diego Godin, që ishte edhe në Botërorin “Rusi 2018” me kombëtaren e Uruguajit. Godin ka një klauzolë me vlerën e 20 milionë eurove, shumë të cilën Juventusi është gati ta paguajë për të bërë të mundur që mbrojtësi 32-vjeçar të lërë Madridin për Torinon.

Juventusi po kërkon të gjejë zëvendëesuesin e mbrojtësit Daniele Rugani, që me shumë gjasa do të shkojë në Premier League, te Chelsea, duke parë ofertën e mirë që vjen nga Londra, ndaj Godin konsiderohet si ideal për ta zëvendësuar.

Godin e Ronaldo janë përballur dhjetëra herë në La Liga e jo vetëm, dy lojtarë që kanë qenë rivalë të ashpër në fushë në derbin madrilen, por që mund të jenë shok skuadre te Juventusi.

EMISIONET