Juristi Daci: Tahiri duhet të ishte në burg, drejtësia me disa standarde

Juristi Daci: Tahiri duhet të ishte në burg, drejtësia me disa

Juristi Jordan Daci i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se ish-ministri Saimir Tahiri duhet të ishte në burg dhe drejtësia është me disa standarde.

Daci: Mua Tahiri mu duk i gëzuar dhe mendoj se ka arsye për të qenë i gëzuar. Sepse dikush tjetër në pozitë të tij do ishte në burg të paktën deri tani. Nëse ai që qenë vendim i drejtë unë jam i gëzuar që ai të marrë drejtësinë që meriton. Jam kundra që të dënohet për një gjë që nuk duhët të dënohet. Mua më intererson standardi. Ça është dyfytyrësia, këtu është bërë 10 fytyrësia e standardit. Nuk ka më dy standarde. Qytetarët e tjerë në atë gjykatë masakrohen cdo ditë, dhe për gjëra shumë të vogla përfundojnë në burg.


EMISIONET