"Ju flet Moska": Unë jam islamofob sepse kam lexuar Kuranin, z.Rama!

"Ju flet Moska": Unë jam islamofob sepse kam lexuar Kuranin,

Deklarata e kryeministrit Rama mbi islamofobinë  ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Kryeministri Edi Rama mbajti një iftar të gjatë që ra me rastin e Bajramit dhe këtu foli edhe për islamofobinë, për ata që kanë frikë nga islami, që kundërshtojnë islamin duke e parë si rrezik për Europën. Edhe këtë herë kryeministri shkon përtej rolit që ka dhe merr përsipër të kritikojë atë rrymë në rritje të islamofobisë në Europë.

Kryeministri jonë thotë se islamofobët gabojnë se nuk e kanë lexuar dhe nuk njohin librat e shenjtë, shkrimet e shenjta islame. Unë i them kryeministrit se jam islamofob se kam lexuar Kuranin dhe atë që thotë ai. Falja e Bajramit këtë vit për të cilin ai dha iftar zgjati 12 minuta dhe 12 minuta u fol në arabisht.

Namazi 5 herë në ditë thirret arabisht. A thua se Zoti flet në arabisht!Aty ku gjuha njësohet me një fe, me një gjuhë kemi të bëjmë me nacionalizëm religjioz, në këtë rast nacionalizëm fetar arab.



EMISIONET