Ju flet Moska: Tërmeti në kulturën tonë shoqërore

Ju flet Moska: Tërmeti në kulturën tonë shoqërore

Tërmeti ishte në qendër të analizës edhe të emisionit të sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora, jo si dukuri, por si fjalë që gjen përdorim të përditshëm në të folurën tonë shoqërore,  më së shumti në tituj lajmesh qoftë në televizione, gazeta apo portale.

Myftaraj: Tërmeti si dukuri, si fjalë ka hyrë shumë si metaforë. Mjafton të shikoni titujt e lajmeve dhe gazetarët me fantazi të varfër që nuk duan ta lodhin shumë mendjen dhe gjejnë fjalën tërmet për diçka që duan ta joshin lexuesin. Keni tituj psh "Tërmet në këtë institucion", aty janë ndërruar 2-3 drejtues. Tërmeti si figuracion është shumë i pranishëm në jetën dhe të folurën tonë shoqërore, si kod shoqëror. Të infektuar nga media njerëzit kanë mësuar ta flasin lirshëm fjalën tërmet për një problem që kanë. Kur vjen tërmeti i vërtetë nuk dinë se çfarë fjale ti gjejnë mediat. Jemi shoqëri e mësuar me figuracione, jo me fjalë të sakta për atë që ndodh.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.



EMISIONET