''Ju flet Moska'' - Statistikat e diktaturave për vdekjet duhen verifikuar në varreza

''Ju flet Moska'' - Statistikat e diktaturave për

Emisioni "Ju flet Moska" në RTV Ora solli në fokus këtë të premte statistikat e të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi në vendet diktatoriale.

Në analizën e tij, gazetari Kastriot Myftaraj shprehet se këto vende kanë statistika absolutisht të pabesueshme dhe nuk mund t'i besosh.

Kastriot Myftaraj: ''Ka diçka që nuk shkon në gjithë historinë e epidemisë së koronaviorusit në Shqipëri. E them kështu sepse, vendet ndër më të zhvilluara të botës, në raport me popullsinë kanë shumëfishin e të prekurve tanë dhe të vdekurve. Për të mos thënë këtu që të habit edhe që ne kemi më të shëruar se shumë nga këto vende, por deklarojnë se nuk kemi ilaç,nuk e njohim ilaçin, nuk e dimë cili është megjithatë kemi të shëruar. Tek e fundit siç shërohet njerëzit nga gripi kur nuk kanë ilaçe, me forcën e trupit. Por ka një gjë, që i dallon vendet me shumë të vdekur dhe të prekur në raport me popullsinë, nga vendet me shumë pak të tillë. Në krye të listës së vendeve me më pak të prekur dhe të vdekur nga virusi Korona, janë ato vende që kanë statistika absolutisht të pabesueshme. Statistikat e tyre nuk mund t'i besosh. Më e sinqerta ndër to, Koreja e Veriut nuk jep fare statistika. Por edhe vendet e tjera, Kina për shembull nuk tregon numrin e atyre që ka testuar dhe sa ka testuar për milion të popullsisë. Shumë vende të tjera që janë diktatura të kalitura japin me mburrje shifra të pabesueshme. Shifrat e diktaturave kanë një gjë. Statistikat e diktaurave kur është fjala për vdekjet duhen verifikuar në varreza.''

Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë.

EMISIONET