Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ju Flet Moska”, në RTV Ora gazetari Kastriot Myftaraj trajtoi temën “Shqiptarët nuk e njohin fjalorin bazë politiko-shoqëroro-shtetëror”. 

Kastriot Myftaraj: Kur them fjalët bazë kam parasysh fjalët që duken të thjeshta, por nga ideja që kanë për to njerëzit varen shumë gjëra. E kam fjalën për terma si shtet, shoqëri, demokraci, drejtësi, qeverisje, sovranitet, shtetas, qytetar, pushtetar.

Këto fjalë kanë një kuptim të përcaktuar, rregullues si shenjat e qarkullimit rrugor për shumicën e njerzëve në Shqipëri, kuptimi që këta njerëz kanë për këto fjalë është i ndryshëm nga kuptimi real.

Shteti - Shqiptari ende e shikon shtetin si diçka që nuk i përket dhe arsyeja është se për shqiptarin shteti nuk është diçka ndaj të cilit ka të drejta.

Shoqëri- tërësia e njerëzve të një shteti, e atyre që jetojnë brenda kufijve dhe kanë krijuar një bashkësi të organizuar me rregulla sjellje të barabarta përbëjnë shoqërinë. Shoqëria dhe populli është një masë, kurse shoqëria është një shkallë më e lartë se njeriu i popullit.

Demokracia dhe Drejtësia janë parime.

Ne nëse do na pyesin ç’është qeverisja do ta ngatërrojmë me sundimin. Për këtë arsye nuk e kemi të qartë dallimin mes shtetasit dhe qytetarit. Qytetari është një njeri i vetëdijshëm për të drejtat e veta. Shtetasi është një njeri që ka fjala konotacion të pajtueshëm edhe në vendet me regjime shtypëse.

Pushtetari për ne është baras me sundimtarin. Pushtetari mund të jetë qeveritar, gjyqtar, prokuror. Pushtetari nuk është sundimtari, në letër, në ligj.

/Ora News.tv/