"Ju Flet Moska" - Sekreti i përbashkët i kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e Kosovës

"Ju Flet Moska" - Sekreti i përbashkët i kandidatëve

Mbrëmjen e sotme gazetari dhe moderatori i emisionit “Ju Flet Moska” në RTV Ora trajtoi temën “Sekreti i përbashkët i kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e Kosovës”.

Sipas Myftarajt sekreti i tyre është rregullimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kastriot Myftaraj: Ditën e dielë në Kosovë mbahen zgjedhjet parlamentare dhe në këto zgjedhje paraqiten përveç partive dhe liderë që janë kandidatë të shpallur tashmë për postin e kryeministrit të Kosovës. Kandidatët për kryeministra të Kosovës kanë shumë gjëra të ndryshme midis tyre, premtojnë dhe zotohen, por të gjithë veçanërisht ata që kanë një mundësi të vërtetë kanë një që do ta quaja sekretin e tyre të përbashkët. Sepse ata janë të vetëdijshëm që për të kryer atë gjë ndërkombëtarët i nxitën këto zgjedhje të parakohshme. Kryeministri do të ketë si qëllim kryesor për atë që unë e kam quajtur sekretin e tyre të përbashkët.

Kryeministrat e Kosovës, dikush më parë e dikush më me vështirësi, e i bindur zbatojnë të gjithë axhendën që kanë ndërkombëtarët për Kosovën, flas për BE dhe SHBA. Sekreti i tyre është se kryeministri që do dalë nga zgjedhjet së bashku me ministrin e Punëve të jashtme do të hyjnë në marrëveshje me homologët në Beograd, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që nuk thuhet është se kryeministri i Kosovës, cilido qoftë ai, dhe këtu guxoj të bëj një parashikim: "Do të bëjë pikërisht zbatimin e kësaj pjese të axhendës së ndërkombëtarëve, që unë e quaj sekret i përbashkët. Procesi i normalizimit të marrëdhënieve do të jetë një shkëmbim ku Kosova do japë pjesën veriore të saj dhe në këmbim do të marrë njohjen nga Serbia, që më pas ti hapet rruga për në OKB.

Pas emërimit të Mathew Palmer dhe ambasadori Richard Grenellit është emëruar pikërisht për procesin e normalizimit Serbi-Kosovë. Marrëveshja do të nënshkruhet patjetër dhe do të bëhen ndryshimet kushtetuese të nevojshme dhe ajo që ka rëndësi është se Kosova nuk do të marrë njësi territoriale vetëm njohjen dhe pranimin në OKB, këtë do ta tregoj koha.

EMISIONET