Kastriot Myftaraj ka folur në emisionin e tij "Ju flet Moska" për 100 fotografitë të vendosura në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", si dhe dy linjat brenda lëvizjes komuniste shqiptare në Luftën e Dytë Botërore.

Kastriot Myftaraj: Kryeministri Rama ka vendosur në Bulevardin e Tiranës 100 portrete me rastin e 75-vjetorin e clirimit të vendit që kanë të bëjnë me dëshmorë dhe heronj të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare. Kur them i ka vendosur kryeministri, them që është përzgjedhja e tij.

Po të shikojmë me vëmendje, këtu janë ata që janë vënë mes kryeministrisë dhe selisë së Kuvendit. Kemi në të majtë Vojo Kushin, në qendër Qemal Stafën, pastaj Vasil Shanton dhe Mujo Ulqinakun.  

Po ti shikosh me vëmendje këta të tre sepse Ulqinaku i pret 7 prillit 1939 dhe meqë luftoi atë ditë mbeti komunist. Të tre këta që kanë qenë komunistë përvec Mujos kanë pasur si të përbashkët që kanë qenë të linjës. Brenda lëvizjes komuniste shqiptare në Luftën e Dytë Botërore ka pasur dy linja.

Ishte një linja staliniste, e cila kërkonte luftën e klasave brenda partisë para se të luftohej kundër fashizmit. Ishte dhe linja antifashiste por thoshte që nuk ka kuptim, i zgjidhim me dhunë, eleminime fizike, konfliktet ideologjike që kemi brenda lëvizjes komuniste sa kohë që vendi është i pushtuar.

Shihni videon e plotë të emisionit për më shumë detaje. 

/Ora News.tv/