"Ju flet Moska": Pse regjimi saudit nuk ka gabuar me vrasjen e Khashoggi

"Ju flet Moska": Pse regjimi saudit nuk ka gabuar me vrasjen e

Rrëmbimi dhe vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll ishte në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj:  Rrëmbimi dhe vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite ne Stamboll ku ishte për të kërkuar disa dokumenta persopnale ka bërë bujë në gjithë botën dhe është diskutuar dhe në Shqipëri.

Të gjitha qeveritë perëndimore kanë mbajtur qëndrim duke e detyruar shtetin saudit të pranojë vrasjen.Tirana zyrtare nuk ka mbajtur një qëndrim të shpallur.Për këtë çështje do të shprehem dhe unë duke u përpjekur të kem një këndvështrim disi të ndryshëm.

Titulli i emisionit është provokues dhe krijon përshtypjen sikur unë bashkohem me regjimin saudit për vrasjen. Por nuk është kështu. Vrasja e Khashoggit është një krim shumë i rëndë, një krim shtetëror i kryer nga shteti, një krim prej njerëzish frikacakë dhe perfidë.

E rrëmbyen brenda selisë së tyre ku shkoi sipas rregullave ndërkombëtare. E vranë dhe u përpoqën ta fshehin ngjarjen, duke e copëtuar kufomën dhe duke e nxjerrë ashtu me copa jashtë territorit të shtetit ku ndodhi krimi.

Por pse nuk ka gabuar Arabia Saudite? Nuk ka gabuar sepse ka vepruar në zbatim të Kushtetutës së saj. Është Perëndimi ai që ka gabuar, SHBA, BE, vendet perëndimore, që e kanë njohur Arabinë Saudite si një shtet që zbaton standardet ndërkombëtare për lirinë dhe të drejtat e njeriut pak më mirë se diktatorët e Lindjes së Mesme që Perëndimi i ka ndëshkuar.

Këtu kam parasysh Sadamin, Gadafin etj.Gjithashtu dhe regjime që Perëndimi ndonëse nuk i ka ndëshkuar ushtarakisht, përsëri i ka vendosur nën sanksione për një kohë të gjatë, si Iranin. Problemi me Arabinë Saudite është se ky vend ka si Kushtetutë një libër të shenjtë të shpallur 14 shekuj më parë, kushtetuta e Arabisë Saudite është Kurani.

Sundimtari i Arabisë Saudite që Perëndimi e quan mbret dhe lidh marrëdhënie me të si i tillë, në fakt as guxon të quhet mbret në vendin e tij se do ta rrëzonin brenda natës, do ja prisnin kokën po të thoshte jam mbret. Ka thjesht titullin e kujdestarit të dy xhamive të shenjta.

Mbreti i Arabisë Saudite quhet i dërguari i Zotit, Muhamedi. Pasardhësit e tij quhen kalifë. Por dinastia që sundon Arabinë Saudite sot, as që guxojnë të shpallen as kalifë sepse fillon lufta fetare në vend.Të fundit kalifë të legjitimuar kanë qenë sundimtarët  osmanë, sulltanët e Perandorisë Osmane.

Arabia Saudite është një diktaturë fetare ku ligji më i lartë i shtetit është një libër i shenjtë. Nuk ka një hierarki, një qeverisje shtetërore në kuptimin e plotë të fjalës por qeverisin me fantazma të së shkuarës.

Në këtë realitet i prishte shumë punë Jamal Khashoggi me kritikat që i bënte këti regjimi, ishte një disident. Jamal Khashoggi u transformua, u modernizua. Proces që nuk e  ka arritur Arabia Saudite. Kundërshtari i tij, urshëruesi i vrasjes së tij, njeriu që sundon si i plotfuqishëm Arabinë Saudite sot, Princi i kurorës Mohammad bin Salman, megjithëse Perëndimi e quan si një Princ reformator, ka mbetur ai që ka qenë.

Vrasja e gazetarit tregoi se vazhdojnë të njëjtat metoda të vjetra. Edhe Princi, megjithëse është shkolluar në Perëndim, mendon se ka legjitimitetin të vrasë shtetasit e vet edhe në këtë mënyrë, se është pronari i jetës së tyre. Këtë e bën në emër të një libri të shpallur 14 shekuj më parë ku thuhet ti vrisni të pabesët kudo që ti gjeni. Dhe ndër të pabesët, të pafetë, ai këtu llogarit dhe shtetasit e vet që kërkojnë të modernizojnë vendin.

Në këtë kuptim, derisa Perëndimi e ka pranuar me këtë strukturë kushtetuese, atëherë duhet të pranojë edhe vrasjet e tij ose ti shkojë problemit në rrënjë.

EMISIONET