"Ju flet Moska": Pse çështja "Xhisiela" kërkon zgjidhje amerikane

"Ju flet Moska": Pse çështja "Xhisiela"

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për çështjen e Xhisiela Malokut, e cila ditët e fundit është në qendër të vëmendjes nga media dhe opinioni publik. Myftaraj analizon se përse kjo çështje kërkon ndërhyrje amerikane.

Myftaraj:  Rasti "Xhisiela" kërkon ndërhyrje të ambasadës amerikane. Mënyra si u keqtrajtua Xhisiela, pra shkoi të bënte denoncimin e saj me kurajo. Shteti e refuzoi, pastaj dicka lëvizi brenda shtetit dhe mos kujtoni se ka funksionuar shteti që Xhisiela ka bërë një denoncim në Tiranë. Përkundrazi, ka qenë lufta civile brenda PS. Lufta mes Fatmir Xhafës dhe Taulant Ballës. Xhafa duke e ndjerë si rival Ballën diku krijoi një të çarë në sistem ku Xhisiela nuk përplasej vetëm me mure, por u hap dhe një derë për të. Kur regjimi pa pasojat e mblodhi veten dhe u bë përsëri bllok. Ai teatër i turpshëm që kemi parë mbrëmë në dy TV me Xhisielën  që mohonte akuzat, ai ishte teatër i turpshëm i mafies dhe s'ka asnjë vlerë. 

Mafia ngazëllehet me atë që arriti, por nuk kupton që ka bërë të kundërtën e saj. Xhisiela që mohonte dhe thoshte se i ka bërë për shaka është në tërë qëndrimin e saj një akuzë shumë më e rëndë, sepse tregon se çfarë presionesh i janë bërë për të mbajtur këtë qëndrim. Këta njerëz që sillen kështu kanë arrogancën e lishencës amerikane. Ata nuk mërziten të pastrojnë fytyrën e tyre. Por SHBA kanë një fytyrë globale. Pra dua të them që Amerika duhet të ndërhyrë për të mbrojtur fytyrën e saj dhe indirekt për të na shpëtuar ne. 

EMISIONET