Ju flet Moska: Presidenca "Meta" - Superfuqi proceduriale në luftë me ambasadat e mëdha

Ju flet Moska: Presidenca "Meta" - Superfuqi proceduriale në

Emisioni "Ju Flet Moska" nga gazetari Kastriot Myftaraj në RTV Ora trajtoi puntatën e sotme Presidencën e Ilir Metës dhe njohjet e tij me ambasadorët e huaj.

Sipas Myftaraj, Meta ka nxjerrë mësim dhe ka përfituar nga konfliktet e politikanëve të tjerë me ambasadorët e fuqishëm.

Kastriot Myftaraj: Presidenti i Republikës, Ilir Meta është një njeri që ka gjak politike. Imagjinoni zotin Meta, ka qenë kryeministër kur Bill Clinton ishte ende president i ShBA-së, flas në vitin 1999. 

Meta në këtë karrierë të gjatë ka nxjerrë një mësim që konfliktet me ambasadorët e huaj të fuqishëm nuk e ndihmojnë karrierën e një politikani shqiptar, aq më tepër qëndrimin e tij në pushtet. Është interesante se Meta ka përfituar nga konfliktet që kanë pasur me të tjerët politikanë brenda Partisë Socialiste ose jashtë saj, me ambasadorët e huaj të fuqishëm.

Jo rastësisht Ilir Meta filloi të njihet si figurë në PS në vitin 1993, kur Fatos Nano ishte në konflikt me ambasadorin amerikan të kohës dhe ambasadën.

Zoti Nano arrinte deri atje sa thoshte publikisht që diplomatët e tipit 'Hill dhe Ryerson', fjalën e kishte për Kristoferill, numrin 2 të ambasadës dhe ambasadorin Ryerson, kanë ardhur me Tiranë në dhëmbë ndaj Partisë Socialiste. 

Dhe zoti Meta përfitoi nga qëndrime të tilla duke dalë para perëndimorëve si një brez i ri në politikën e majtë, por edhe në politikën shqiptare dhe me gjithë moshën e re, ishte 24 vjec me një pozicion të lartë, nënkryetar i Partisë Socialiste.

 Kjo e ndihmoi shumë për marrëdhëniet me ambasadorët e huaj, që u kujdes ti zhvillonte që herët në karrierë dhe e ndihmuan për ngjitjen në pushtet. Kështu ka ndodhur që Meta u bë kryeministër në moshën 30 vjec, në vitin 1999.

Për të mësuar për analizën e plotë mbi eksperimentet shtetërore të bëra ndër vite shihni videon e emisionit të plotë.

EMISIONET