"Ju flet Moska": Patriotizëm apo nacionalizëm, debati Macron-Trump

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka analizuar debatin e hapur mes Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe atij të SHBA-së, Donald Trump në lidhje me patriotizmin dhe nacionalizmin.

Kastriot Myftaraj: Një debat interesant është krijuar mes presidentit të Francës Macron dhe presidentit të SHBA, Donald Trump. Është Macron që ja ka hedhur dorashkën për një debat teorik presidentit Trump. Madje në një mënyrë jo shumë me takt. Gjthçka ka ndodhur në një ceremoni në Francë ku Trump ishte i ftuar.

Është fjala për një pjesë të fjalimit të Macron ku ai qorton ashpër pa emër, ata të cilët lartësojnë kauzën nacionaliste për kundër asaj të patriotizmit.

Macron thotë: "Patriotizmi është e kundërta e nacionalizmit. Nacionalizmi është tradhti mbi patriotizmin, duke thënë interesi ynë i pari, nuk kanë rëndësi të tjerët. Ne zhdukim atë çka kombi ka më të shtrenjtë, çfarë i jep jetë dhe çfarë e bën më të madhe dhe çfarë e bën thelbësore, vlerat morale.

Është interesante kur dy burra të mëdhenj shteti futen në një debat të tillë shekullor. Nacionalizmi apo patriotizimi?

Çështja është tani për të kuptuar diçka në këtë debat.

Franca është vendi ku lindi patriotizimi si fjalë dhe si ide politike. Lindi në kohën e revolucionit francez të shekullit të XVIII, si kundërvënie ndaj kauzës së aristokracisë që ishte monarkia.

Nga kjo ngjarje politike e shekullit të XVIII lindi dhe u zhvillua një debat i madh, që vazhdon deri në ditët e sotme. Pra lindi nga doktrina e patriotizmit ajo ideja që patriotizmi është përkushtimi ndaj shtetit në kufijtë e sotëm, ndryshë nga nacionalizmi që kërkon zgjerimin e kufijve.

Po sa e vërtetë është kjo? Le të marrim shembullin e Francës.

Këtu keni një hartë të Francës që tregon ndryshimin e kufijve nga viti 1789-1799.


Franca mund tja lejonte vetes doktorinën e patriotizmit dhe moszgjerimit të kufijve sepse Franca në përgjithësi ka kufij natyrorë. Franca kufizohet gjysmën e sipërfaqës së saj nga deti, pastaj kufizohet nga alpet Pirenej me Spanjën, pastaj me alpet e Europës dhe më pas ka një pjesë tjetër të kufirit në veri, ku gjithnjë ka bërë përpjekje të zgjerohet, pra kufiri i saj të përputhet me lumin Rin.

Kur Macron thotë që patriotizmi është ndryshe nga nacionalizmi, kjo është një çështje e diskutueshme. Ai që mund ta quajmë patriotizmi francez ka pasur parasysh interesat e Francës.

Kur e qortuan presidentin Shirak për ato provat bërthamore që bëri Franca në mesin e viteve 90. Pse nuk i bënte në  territorin francez, por i bënte në disa ishuj të paqësorit, që kanë qenë koloni të Francës? Ai tha se këto janë territore franceze dhe këto është Francë.

Nacionalizmi, të cilin e përfaqëson Trump sot, ai thotë "Amerika mbi të gjitha".

Pse shqetësohet Macroni dhe disa të tjerë nga kjo politikë. Ata flasin për vlera morale që u cënokan nga nacionalizmi. Pavarësisht se patriotizmi si ide, e zbatuar politikisht mund të ketë më shumë retorikë morale se nacionalizmi, në fund të fundit Franca e tregon se edhe patriotizmi ka mbrojtur interesat franceze dhe sa herë ka qenë në lojë morali dhe interesat e Francës, gjithmonë kanë dominuar interesat franceze.


EMISIONET