Debati mbi çmimin e Nobelit të Letërsisë 2019 dhënë për shkrimtarin austriak Peter Handke ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Kastriot Myftaraj: Në vitin 2019  duke i dhënë çmimin Nobel në letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke ka krijuar debat të madh jo për arsye të veprës letra, por për arsye të qëndrimeve të tij politike, të mbështetjes që ai i ka dhënë Sllobodan Millosheviçit, luftrave serbe në Bosnje dhe Kosovë.

Handke është konseguent në këtë qëndrim, është shumë i zhurshmëm. Akademia  Mbretërore Suedeze nuk mund të thotë se nuk i  di këto qëndrime politike të tij.

Lind pyetja si shpjegohet ky qëndrim?

Akademia Mbretërore Suedeze nuk përbëhet nga ekstremistë, nuk është çmendur kolektivisht befasisht tani. Akademia përbehet nga njerëz shumë të arsyeshëm, shumë humanë dhe të përmbajtur. Qëndrimi i tyre ka një shkak.

Qëndrimi i jurisë së Nobelit ka ardhur si rrufe në qiell të kaltër një një kohë kur në Europë ka një frymë kundër islamofobisë.

/Ora News.tv/