"Ju flet Moska": Misteri i rombit Merkel, në fokusin e saj apo...

"Ju flet Moska": Misteri i rombit Merkel, në fokusin e saj apo...

Rizgjedhja e Ankela Merkel për herë të katërt si kancelare e Gjermanisë ishte në fokus të emisionit të sotëm "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Angela Merkel ka marrë mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë, duke hyrë në vitin e 13 të qeverisjes së saj. Mandat që i garanton qeverisjen deri në vjeshtën e 2021.Është interesante sepse kjo ndodh në kohën kur BE tregohet disi i acaruar, ndonjëherë shumë i acaruar me liderë të vendeve ish-komuniste por me traditë të madhe demokratike si Hungaria që ka gjithashtu një lider që qeveris gjatë dhe konsiderohet si autokrat ose Polonia ku një parti për Ligj dhe Drejtësi fiton disa herë zgjedhjet.Në këtë kohë, figura kryesore politike e Europës, në Shqipëri quhet "zonja e hekurt", një titull që në Gjermani nuk e përdorin merr mandatin e katër qeverisës, për më tepër jo me një fitore të pastër zgjedhore të partisë saj por me rezultatin më të ulët të partisë së saj. Paradoksi është pra që mandatin e katërt e merr kur partia e saj ka rezultatin më të ulët elektoral të dekadave.

Por gjithësesi Merkel e ka marrë mandatin me atë që quhet koalicioni i madh, koalicioni i dy partive kryesore në Gjermani.Është bërë e pakuptueshme se pse në një vend demokratik të klasit të parë si Gjermania është e nevojshme të bëhet kolaicion i dy partive më të mëdha të vendit për të disatën herë, nga 2005 është bërë tre herë, për të mbajtur në pushtet një person. Zgjedhjet e fundit realisht treguan se dy partitë e mëdha të vendit po sakrifikohen elektoralisht për të mbajtur në pushtet një figurë, një person,Merkel.

Kur fare mirë mund të kishin rënë dakord për të bërë zgjedhje ose edhe për të ndryshuar Kushtetutën, për të bërë një ligj siç e kanë vendet e tjera në mënyrë që të favorizohet një parti apo një koalicion për të marrë pushtetin por nuk po ndodh kështu. Në Gjermani faktikisht po sakrifikohet demokracia për hir të një personi dhe si duket është ky person që ka disa pakte me pjesën tjetër të perëndimit, botën anglosanksone, SHBA dhe Britaninë e Madhe, dy fuqitë më të mëdha të NATO-s, fuqitë protektore të perëndimit për të bërë disa punë të cilat më tepër do ti ndriçojë koha.

Zonja Merkel përdor gjithmonë atë gjestin e rombit, në anën tjetër është e zmadhuar figura me hartën e Ballkanit Perëndimor. Në analizë do të fokusohemi dhe ku na interesin ne. Dy janë veçoritë politike që kanë të bëjnë me Merkel sa i përket Ballkanit Përndimor dhe më specifikisht Shqipërisë. Së pari, që kur mori pushtetin Merkel në 2005 u krijua ajo enklava e Ballkanit Perëndimor brenda BE. Këto 5 shtetet të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe e 6 Kosova që për hir të së vërtetës nuk është njohur nga shumë vende të BE. Këto kanë mbetur si një eklavë brenda BE dhe kjo ndodhi gjatë kohës që Europën e qeverisi figura kryesore politike Merkel. Që nga koha kur ajo erdhi në pushtet ka hyrë në BE, Rumania, Bullgaria, Kroacia dhe kështu është krijuar kjo enklavë.Mund ta quajmë dhe rombi i Merkel në Ballkan.

Sa i përket Shqipërisë, u fol shumë për miqësinë e Ramës me Merkel, që nga gushti i 2014 kur Rama vizitoi Berlinin në kuadrin e një takim i që thirri Merkel atje me liderët e Ballkanit Perëndimor duke marrë atë që u quajt si procesi i Berlinit, nisma Merkel për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por jemi në 2018, kanë kaluar katër vjet dhe shikojmë që procesi i Berlinit ka mbetur diçka e bukur në letër por në realitet nuk mund të thuhet ndonjë gjë jo e madhe pro as e vogël duke pasur parasysh fuqinë që ka Gjermania, fuqinë që ka BE, fuqi ekonomike që e kanë treguar jo më larg se me fqinjin tonë Greqinë, ku janë hedhur qindra miliard euro, shifra të jashtëzakonshme duke llogaritur dhe shlyerjen e borxheve janë hedhur rreth 600-700 miliard euro të cilat janë hedhur jo thjesht për të shpëtuar Greqinë nga kriza por për ta mbajtur atë në një nivel jetese të lartë, që është mbi mesataren e BE.

Një pjesë e vogël e këtyre parave do të mjaftonte për të zgjidhur shumë problemeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ja ku jemi, në mandatin e katërt të Merkel. A do të jetë Ballkani Perëndimor në fokusin e Merkel si ai rombi? Disa gazetarë kanë bërë humor me gjestin e Merkel, duke thënë se ai mund të tregojë dhe fokusim, vëmendje. Ai gjest tregon edhe diçka tjetër, aq më tepër kur bëhet nga një femër. Deri tani ka pasur një shpërfillje me fjalë të bukura për Ballkanin Perëndimor nga Merkel dhe për rrjedhim ga BE.Si do jetë ky katër vjeçar, të shohim. Problemi mbetet i mprehtë, jemi në fokus të rombnit të Merkel si vëmendje, apo jemi si shpërfillje e shprehur me një figuracion paksa cinik. Këtë do ta tregojë koha.


EMISIONET