"Ju flet Moska": Llozha sekrete e yllit të zi që sundon Shqipërinë

"Ju flet Moska": Llozha sekrete e yllit të zi që sundon

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme simbolikën e yllit të zi në kravatën e kryeministrit Edi Rama ndërsa ishte i ftuar në emisionin  "Dritare" me Rudina Xhungën.

Myftaraj: Shfaqja publikisht e kryeministrit Edi Rama me një kravatë në mes të cilës ishte një yll i zi bëri lajm vetëm atë ditë dhe tashmë është harruar, duke u arkivuar në arkivin e medias shqiptare si lajm i llojit të ekstravagancave që bën Kryeministri që kur hyri në politikë 20 vite më parë.

Rama tashmë është një politikan me përvojë, 20 vite në politikë,  dhe një pjesë të madhe të kësaj kohe e ka kaluar në pushtet si Ministër, kryeministër, si kryetar i bashkisë më të madhe të vendit.

Nuk është një njeri që i përdor simbolet ashtu kot. Ai edhe argëtohet duke përdorur këto simbolika, por argëtimi nuk është qëllimi i tij në këtë rast.

Nuk duhet harruar se kryeministri Rama para se të hynte në politikë por edhe pas saj, ka pasur lidhje dhe mbështetje të fuqishme nga Fonadacioni Soros.

Sorosi është akuzuar se ka ndërtuar një lloj rrjeti llozhash sekrete, të cilat u shndërruan në qendra të fuqisë okulte, të fshehta, në vende të ndryshme.

Soros është personi i akuzuar si krijues dhe drejtues i një rrjeti të tillë botëror llozhash sekrete të tipit masonik me degët e fondacionit të tij në botë, të cilat më pas ndërtojnë pushtete okulte në vendet përkatëse përfshirë dhe Shqipërinë.

Dikush mund ti quajë teori konspiracioni por janë zbuluar aq shumë gjëra për Sorosin në SHBA, Europë.Në vendet ish-komuniste si Shqipëria si simbol i pushtetit ishte ylli i kuq. Sorosi i binte shkurt, ylli i kuq si simbol i pushetit të shndërrohej në yll i zi.

Ylli i zi është një simbol okult pushteti gjithashtu. Pse duhen simbolikat? Simbolikat kanë rëndësinë e tyre. Në Luftën e Dytë Bortërore kur SHBA ndihmonin Bashkimin Sovjetik me armatime në luftën kundër Gjermanisë naziste janë të njohura disa skena televizive ku ushtarët amerikanë u dorëzojnë aleatëve të tyre sovjetikë armatime, mjete luftarake, kamionë që kishin të vizituar yllin e bardhë amerikan.

Në këto ceremoni një ushtar sovjetik e lyente me një bojë të kuqe atë, shtrëngonin duart dhe kështu bëhej dorëzimi. Diçka e ngjashme në kuptimin simbolik ndodh dhe me Sorosin me këto qendrat okulte të pushtetit në vendet ish-komuniste, ku e shndërron simbolikën e tyre nga ylli i kuq në yllin e zi.

Ylli i zi është një simbol përveçse i pushtetit okult, edhe djallëzor.

Duhet ta marrim seriozisht simbolikën sepse është njeriu që ka në dorë më shumë se kushdo tjetër para tij fatin e vendit. Pushtetin që ka ai sot në të gjitha sferat nuk e ka pasur as Fatos Nano dhe askush tjetër në PS. Edhe Sali Berisha mund ta ketë pasur në 1996.

Kryeministri atë simbol nuk e ka vendosur për ne, 5 veta e kuptojnë apo jo, e ka vendosur për tu thënë të huajve që unë e kam Shqipërinë nën kontroll, e zotëroj, në emër të yllit të zi që ata e dinë se çfarë simbolizon,  me llozhën e pushetit okult. Dhe është kjo llozhë që sundon Shqipërinë.

Prandaj ka hyrje dhe dalje të çuditshme të figurave politike në atë rrethin e njerëzve të afërt të pushtetit të Edi Ramës sepse prania ose mosprania në këtë llozhë kushtëzon dhe karrierën e njerëzve të rrjetit të tij të afërt.

EMISIONET