"Ju Flet Moska" - Lajmi i rremë për tërmetin dhe raporti i rremë për djegien e Kuvendit

"Ju Flet Moska" - Lajmi i rremë për tërmetin dhe

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ju Flet Moska” në RTV Ora moderatori Kastriot Myftaraj trajtoi temën “Lajmi i rremë për tërmetin dhe raporti i rremë për djegien e Kuvendit”.

Kastriot Myfataraj: Ditën e djeshme doli një lajm i rremë që shkaktoi panik tek qytetarët. Sikur parashikohej të binte një tërmet edhe më i madh dhe qytetarët ftoheshin të dilnin në rrugë që të mbroheshin. Është një lajm i rremë i rrezikshëm. Ky lajm i rremë e vuri në lëvizje të gjithë shtetin. Shteti arrestoi gazetarë aq sa mund ti quash gazetarë këta njerëz që marrin copy paste, për të mbushur disa faqe online.

Shteti doli me një deklaratë zyrtare dhe me veprime konkrete në një kohë rekord. Disa ditë më parë dhe këtu po them rreth 2 javë më parë u bë i njohur një raport i vajtur nga SHISH në adresë të Presidentit, Kryeministrit. Ky raport thuhej se kishte shkuar në qershor. Në të thuhej se me rastin e protestës së opozitës në 8 qershor një grup i armatosur përtej kufirit, megjithëse nuk thuhet i armatosur kishte detyrë të digjte ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo është një tjetër gjë e cila nëse nuk është e rreme do të meritonte që shteti të kishte treguar minimumi të njëjtën vëmendje dhe reagim si dje. Djegia e Kuvendit është një gjë ku e ku më e rëndë aq më tepër nga një grup i armatosur.

Gjithashtu thuhej se në bashkëpunim me opozitën, që është një text shumë i shkurtër një agjent i infiltruar në strukturat organizative të opozitës na paska dëgjuar të flitet për këtë grup. Kjo kërkonte minimalisht të niste një hetim, prokuroria një procedim, personi që e ka thënë të ishte arrestuar. Për çështje kaq të rënda nuk mund të dërgosh një raport në 7 qershor dhe në 23 shtator të mos ketë asnjë njoftim nga Prokuroria. Të gjitha këto të krijojnë një dyshim, që shteti përdor 2 standarde.

Atje ku i ka provat që ka një lajm të rremë, si rasti i tërmetit kishte mundësi ti penalizonte.

Në rastin e Kuvendit, shteti e di që është një shpikje që nuk i qëndron dot as ballafaqimit minimal në një hetim dhe jo më për të thënë në gjykatë. Sepse partitë në Shqipëri kanë disa mënyra për të zbuluar spiunët dhe mënyra më e thjeshtë është të thuash do vijë një grup kështu dhe do ta thotë atje nga ku është nisur.

Në gjithë këtë histori mbetet një gjë është djegur një spiun i opozitës. Opozita ka pasur sukses në një operacion spiunazhi dhe tregon se ka forca brenda shërbimeve sekrete tona që luajnë akoma për asgjësimin e opozitës.

EMISIONET