Emisioni 'Ju flet Moska' në RTV Ora nga gazetari Kastriot Myftaraj, solli temën ''Ju e dini që këtë e ka thënë më parë Geringu, Z.Ministër Lleshaj.''

Gjatë analizës së tij, Myftaraj nënvizoi faktin se policët nuk patën numrat identifikues gjatë protestës që u zhvillua për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Por sipas tij, ajo që të çudit më shumë, është deklrata e Lleshajt, i cili th se nuk ka nevojë për numra identifikuese sepse çdo p[olic ka fytyrën e ministrit.

Kastriot Myftaraj: ''Këto ditë ka ngjallur një debat të përsëritur , prania në protestat për shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, të policëve këtë herë më të shumtë në këtë rast pa numër identifikues. Megjithëse dihet, e shpjeguar edhe nga gazetarë, gjë që e dinë edhe drejtues të policisë, se numri identifikues i policit është pjesa e uniformës, është elementi siç i kërkon polici qytetarit, dokumentet e identifikimit. Kur e ndalon i thotë patentën ,lejen e qarkullimit dhe numri identifikues është i tillë, identifikohet njeriu i ligjit. Ndryshe nuk është njeriu i ligjit por pistolero, kështu i kam thënë një polici vjet. Kështu si pistolero je mirë i thashë, edhe për në Hollivud për të luajtur filma por si njeri i ligjit nuk je në rregull, nuk ke numrin identifikues. Por ajo që të çudit është deklarata e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili tha se nuk ka për numra identifikuese, çdo polic ka fytyrën e ministrit. Domethënë policët janë të maskuar për arsye shërbimi por kanë fytyrën e ministrit. Te veprimet e çdo polici është dora e ministrit.''

Për më tepër ndiqni videon e emisionit të plotë.

/Ora News.tv/