Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora tregoi se si po jetojmë në epokën e lajmeve të rreme.

Myftaraj shpjegoi se si prodhohet një lajm i rremë kundër angazhimit të politikës amerikane në Kosovë. Merr shembull intervistën që gazetari Sokol Balla i mori pak kohë më parë Christopher Hill dhe e transmetoi në një televizion.

Kastriot Myftaraj: “Jetojmë në kohën e lajmeve të rremeve.  Lajmet e rreme janë shtuar shumë për shkak të përparësive që u jep mashtruesve të specializuar, industrisë së mashtrimit, koha digjitale, teknologjia. 

Shtete, që nga SHBA, vendet e BE e më gjerë iu kanë shpallur luftë lajmeve të rreme. Edhe Shqipëria i është bashkuar në këtë fushatë. 

Kemi një aleancë globale të vendeve që duan të vërtetën në anën tjetër kemi vende që kanë bërë aleancë për të përhapur lajme të rreme, gënjeshtra, dhe shtete madje shumë të fuqishme. Është pak a shumë si ajo ndarja në kohën e luftës mes vendeve të lira dhe atyre diktatoriale”.

Sot do ju tregoj si prodhohet një lajm i rremë antiamerikan kundër angazhimit të politikës amerikane në Kosovë.

Lajmi i rremë kërkon të krijojë një pështjellim në një çështje shumë te rendesishme.

Bëhet fjalë për emërimin e të  dërguarit të posaçëm të Ballkanit Perëndimor, Matteë Palmer dhe  të dërguarit të posacëm për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit Richard Grenell.

Në një intervistë që Sokol Balla i mori Christofer Hill u pa si prodhohet një lajm i rremë jo nga zoti Hill por intervistuesi.

Gazetari kërkon të krijojë idenë se mes DASH dhe presidentit të shtetit të SHBA ka një dallim në politikën për Ballkanin Perëndimor meqë ka dy të dërguar të posaçëm.

Nuk ka asnjë përplasje mes tyre. 

Por kërkohet që të përhapet një lajm i rremë, që citohet e stërcitohet, kalon nëpër tërë ato lojra e paqyra të realitetit digital e mediave dhe shumëfishohet duke u bërë një virus informativ.

Klikoni videon e emisionit për analizën e plotë.

/Ora News.tv/