Kastriot Myftaraj ka folur në emisionin e tij "Ju flet Moska" për lirimin e Alvin Berishës nga kampi Sirian, Al-Hol duke dhënë disa fakte përse me çështjen e tij duhet të merrej Kosova, jo Shqipëria.

Kastriot Myftaraj: Sot do të trajtojmë nga një këndvështrim ndryshe historinë e Alvin Berishës, djalit të vogël i cili u shpëtua nga kampi. Historia e tij mbaroi me një fund, ta quajmë të lumtur dhe diskutimet në këtë çështje kanë qenë. Njëra palë thoshte qeveria nuk po bën atë që duhet, madje thonin s'po bën asgjë, pala qeveritare dhe mbështetësit prisnin se është çështje e vështirë. Duket sikur nuk ka një këndvështrim të tretë, por ka.

Këndvështrimi tjetër është, a i takonte shtetit shqiptar të merrej me këtë çështje? Mund të duket pyetje absurde për shumë kënd, por Alvini ishte shtetas i Shqipërisë. Babai i tij, shtetas i Shqipërisë, nëna e tij, shtetase e Shqipërisë. Pra çdo shtet ka detyrim për shtetasit e tij. Por nuk është pikërisht kështu.

Çdo shtet ka detyrim për shtetasit e tij. Por shtetet nuk mbajnë detyrime ndaj atyre që i kanë pranuar një herë si refugjatë lufte. Me këtë dua të them se paraardhësit e babait të Alvinit kanë ardhur nga Kosova në fshatin Qerret si pasojë të pushtuesve serb të trojeve shqiptare. Pra kanë ardhur në Shqipëri, ju është dhënë strehim, tokë, kredi për të ngritur ekonomi bujqësore.

Ka disa komunitete të tilla në Shqipëri të shqiptarëve të ardhur nga ish-Jugosllavia në periudhën midis dy luftërave botërore. Një prej këtyre bashkësive i përket dhe familja e Alvinit.

Shihni videon e plotë të emisionit për më shumë detaje. 

/Ora News.tv/