Gazetari Kastiot Myftaraj në emisionin e tij “Ju Flet Moska” komentoi faktin pse Albin Kurti nuk ka reaguar ende për Nobelin që iu dha shkrimtarit Peter Handke.  

Kastriot Myftaraj: Nuk do të kishte heshtur për këtë ngjarje. Për çmimin Nobel në letërsi, që iu dha Peter Handke. Handke është një njeri, i cili mangësinë e tij si shkrimtar e kompenson me deklarata të bujshme ekstreme politike dhe arrin të shesë vepërn e tij si shkrimtar.

Është nga ata që kur i ftojnë në studio televizive i pyesin për politike dhe jo për letërsi. Shumë kanë reaguar në mënyrë kritike, reagoi edhe VV si parti, por jo Albin Kurti personalisht. Është një heshtje e çuditshme e Kurtit si kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe si polemist.

Reagon kryeministri i Shqipërisë dhe nuk reagon ai që pritet të bëhet kryeministri i Kosovës, tek e fundit ishin shqiptarët e Kosovës ata që u vranë dhe u dëbuan. Kurti në këtë rast është pas kryeministrit të Shqipërisë dhe politikanëve të tjerë të Kosovës.

Pse hesht Kurti? Albin Kurti ka frikë nga Handke? 

Handke ka qenë dhe është shumë i afërt me rrethet e larta Serbe, ato që kanë qenë dhe që janë tani. Jam i sigurt që nëse ai do të reagojë Handke do ti përgjigjet Kurtit. Nuk i përgjigjet disa të tjerëve si Rama apo të tjerë.Kam përshtypjen se do jetë diçka nga viti '98-'99 që e bën të ngurojë dhe të reagojë ndaj Nobelit të Peter Handke.Nuk dua të spekuloj, por me intrigon mosreagimi nadj plemistit të madh Peter Handke, që ka shkaktuar kaq shumë polemika.

/Ora News.tv/