"Ju Flet Moska" - Frika e Ramës që shfaqet në letrat për Bashën

"Ju Flet Moska" - Frika e Ramës që shfaqet në letrat

Mbrëmjen e sotme në emisionin "Ju Flet Moska" në RTV Ora, moderatori i emisionit Kastriot Myftaraj trajtori temën "Frika e Ramës që shfaqet në letrat për Bashën".

Myftaraj tha se frika më e madhe e Ramës është që Basha mos e marrë me vete në dështimin e vet dhe të fitojë një i tretë,brenda PS-së, që mund të jetë Erion Veliaj.

Myftaraj: Që kur Rama ka hyrë në politikë ka pasur aftësinë të njohë ehe letrat me të cilat luajnë kundërshtarët e tij, si brenda dhe jashtë partisë së tij. Dhe si duket ky është çelsi i suksesit të tij. 

Por tani Rama gjendjet në një situatë të re. Sjellja e Bashës e ka futur Ramën në një situatë moskuptimi të asaj që po ndodh. 

Rama vuan sepse nuk e kupton racionalen, apo mënyrën e arsyetimit të Bashës që përcakton dhe vendimmarrjen e tij. 

Rama ka më shumë frikë nga forcat e qe venë në lëvizje Bashën dhe këtu e kam fjalën për ndërkombëtarët, sesa Basha vetë. 

Frika më e madhe e Ramës është që Basha mos e marrë me vete në dështimin e vet dhe të fitojë një i tretë,brenda PS-së, që mund të jetë erion Veliaj dhe kjo është një lloj hakmarrje për marrëveshjen e 17 majit. 

EMISIONET