“Ju flet Moska”: Flluska në tregun e sigurimeve

“Ju flet Moska”: Flluska në tregun e sigurimeve

Shoqëritë e sigurimeve ishin në qendër të emisionit “Ju flet Moska” të Kastriot Myftarajt. Ai tha se ligjet për shoqëritë e sigurimeve në Shqipëri janë rishikuar, por  ky rishikim si pas tij është bërë me propagandë të gënjeshtërt.

Myftarja tha gjithashtu se nëse nuk ushtrohet kontroll në fushën e sigurimeve, ato kthehen në piramida legale dhe kthehen në ato flluskat që shpërthejnë.

Myftarja: Një nga shqetësimet më të mëdha të qeverive të vendeve të fuqishme të botës pas krizës financiare të vitit 2008 kishte të bënte jo me bankat sic mendonin të gjithë por me shoqëritë e sigurimeve. Te shoqëritë e sigurimeve ishin të siguruara edhe vetë bankat dhe shpërthimi i asaj që u quajt “flluska” në tregjet bankare shihej si më e rrezikshme në shoqëritë e sigurimeve. Që nga ajo kohë qeveritë kanë rishkruar ligjet për sigurinë në mënyrë që të krijohet më tepër siguri për tregun e sigurimeve. 

Pa dashur të përhap panik dua ti vë në mendje qytetarët për disa të vëreta të thjeshta, të thjeshta bëhen atëhere kur ndodhin fatkeqësitë. 

Edhe ne kemi rishkruar ligjet e sigurimeve pas krizës, por kam frikë se i kemi rishkruar me një gjuhë në të cilën flet Moska, flet propaganda e gënjështër. 

Ne jemi bërë një shoqëri ku sigurohet gjithcka. Njerëzit sigurojnë edhe sigurime të tjera nga më të ndryshem sic janë sigurimet e jetës, sigurohen kreditë bankare, sigurohet risku, deri tek paditë gjyqësore. Po flitet sigurimin e notërave që i shkaktojnë gjyqtarëve, po flitet për sigurimin e detyrueshëm të banesave private, sigurohet krediti, sigurohen humbjet financiare. Shqipëri po ec në këtë drejtim, deri edhe martesat sigurohen. 

Tregu i sigurimeve vetë nëse nuk sigurohet ligjërisht mund të shndërrohet fare lehtë në një piramidë ligjore legale. Kemi një ligj që është nr 52 i vitit 2014 për veprimtarinë e sigurimit dhe vetësigurimit në Shqipëri. 

AMF duhet të mbikqyrë tregjet financiare ndër to edhe sigurimet dhe duhet ti paraqesë publikut raporte. Të gjitha qeveritë pas vitit 2008 kërkojnë ta qetësojnë publikun, i paraqesin të dhëna transaprente për shkak të rreziqeve që mund të kenë. 

Ne jemi një shoqëri që sa më tepër sofostikohemi nga pikëpamja e sistemit financiar aq më shumë rritet mundësia, madje bëhet e pashmangshme që dikur ti pësojmë edhe ne këto probleme. Ligji që përmenda saktëson atë që e quan detyrim për risigurim. 

Njerëzve i duket apstrakte por vetë shoqëria e sigurimit duhet të sigurohet e ka detyrim ligjor. Neni 116 i ligjit thotë: “Shoqria e sigurimit është e detyruar të risigurojë në një shoqëri risigurimi pjesën e reziqeve të siguruara që   tejkalojnë mbulimin maksimal sipas përcaktimeve të këtij neni” 

Kur thuhet pjesën rreziqeve duhet të kuptoni që në tregun e sigurimeve blihet risku. Dmth nëse ke një rrezik për jetën, makinën etj ajo ta ble rrezikun dhe nesër të kompenson. 

Ky nen në vazhdim thotë: “Shoqëria e sigurimit nuk mund të sigurojë përgjegjësi që tejkalojnë mbulimin maksimal të saj”. Dmth shoqëria e sigurimit ka një limit të përcaktuar nga ligji dhe këtu ligji më duket prap evaziv.

Neni 75 thotë: Shoqëria e sigurimit zotëron një kapital të majftueshëm që përbën aftësinë e saj të paguse. 

Neni 116 thotë: Mbulimi maksimal i shoqërisë së sigurimit për çdo rrezik të siguruar nuk mund të kalojë 10% të vlerës së kapitalit të përcaktuar në neni 75

Neni 81 për fondin e garancisë që duhet të ketë çdo shoqëri sigurimi thotë se nuk duhettë jetë më pak se 1/3 e kufirit minimal të aftësisë paguese përcaktuar në nenin 80. 

E gjithë kjo gjuhë kështu bëhet me qëllim që shoqëritë e sigurimeve të mbajën sa më pak para në dispozicion. Neni 78 u ka dhënë të drejtë shoqërive të sigurimeve të jenë shoqëri investimesh. 

Neni 78 thotë: Shoqëria e sigurimeve harton miraton dhe zbaton politika investimi dhe huadhënie, standarde dhe procedura që një person profesionist i arsyeshëm dhe i kujdesshëm do të zbatonte në lidhje me portofolin e investimeve dhe huave me qëllim shmangien e rrezikut të tepërt të humbjes dhe arritjes së injektimit të arsyeshëm nga investimi. 

Nga kjo propagandë sovjetike duhet të kuptoni një gjë: Që Shoqëria e sigurimeve në mënyrë të arsyeshme  paratë që mbledh nga të gjithë qytetarët, nga kompanitë etj nuk do ti mbajë në bankë por do ti investojë. 

Në këtë fushë mbretëron heshtje sovjetike, totalitare. Çfarë ndodh pas këtyre fjalëve? Sepse është fjala për paratë e qytetarëve. Si është gjendja me risigurimin, me investimet? Këtu duhet transparencë, duhet njoftohet publiku nuk mund të fshihen pas sekretit bankar. 

Kriza e 2008 na tregoi se sekretet financiare janë gjëra të pista për shoqërinë. Nëse gjërat janë të shëndosha, financat janë të shëndosha transparenca nuk bën keq. Janë gjëra që dikush thotë: Sot e gjetë të flasësh për këtë temë?

Fakti që askush nuk flet me këtë gjuhë për këtë gjëra nuk do  ë thotë se këto probleme nuk ekzistojnë. Sepse nëse nuk ushtrohet kontroll në fushën e sigurimeve kthehen në piramida legale dhe kthehen në ato flluskat që shpërthejnë. 


EMISIONET