"Ju flet Moska" - Erion Veliaj, eksperiment i dështuar ndërkombëtar në Shqipëri

"Ju flet Moska" - Erion Veliaj, eksperiment i dështuar

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj trajtoi këtë të hënë se si Erion Veliaj është një eksperiment i dështuar ndërkombëtar.

Myftaraj: Dihet që në vendet e vogla bëhen eksperimente të mëdha politike dhe shoqërore nga fuqitë e mëdha botërore. Kjo duket e logjikshme se ashtu si eksperimentet që bëhen në natyrë. Sa më i vogël të jetë vendi ku bëhet eksperimenti aq më të vogla janë pasojat. Nëse bëhen në një vend të madh, pasojat do të jenë më të mëdha. Erion Veliaj është një eksperiment i dështuar i partnerëve tanë euroatlantik. Erion Veliaj ka një dallim të madh nga të gjithë politikanët shqiptarë, sepse ai është formuar nga ndërkombëtarët.

Ata e kanë ndjekur që në shkollën 8 vjeçare zhvillimin e tij. Në fondacionin Lincoln ku është rritur. Të gjitha këto janë pjesë të politikës të vendeve përkatëse. Fuqitë e mëdha e bëjnë politikën duke përzierë ambasadat, misionet fetare, OJF-të dhe kompanitë e mëdha shumëkombëshe. Kur ne nuk e kuptojmë dot këto i quajmë teori konspiracioni. Erion Veliaj është një investim si eksperiment. Këtë e them sepse që kur krijoi lëvizjen "Mjaft" e cila u krijua posaçërisht për të, ai mori miliona euro dhe kjo lëvizje u minimizua, u zhduk që prej kësaj u largua Erioni.

Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë

EMISIONET