"Ju flet Moska": E vërteta mbi sundimin e botës nga hebrejtë

"Ju flet Moska": E vërteta mbi sundimin e botës nga

Kastrito Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" në puntatën e kësaj të premteje ka folur për hebrejtë. Myftaraj me analizën e tij hedh dritë mbi sundimin e botës pikërisht nga ky komunitet.

Myftaraj: Edhe në Shqipëri ashtu si në shumë  vende  të tjera të botës qarkullon ideja e sundimit të botës nga hebrejtë. Në Shqipëri vitet e fundit kjo ide është ushqyer shumë, vecanërisht nga dy libra. Është një libër "Komploti botëror" shumë i lexuar në Shqipëri, i botuar së pari në tetor, i një autori bullgar të emigruar në Amerikë Nikolai Nikolov, është edhe libri "Sekretet e sundimit të botës" që në fakt njihen si protokollet e të urtëve.

Nëse ka ndonjë tezë që meriton të vihet në dyshim dhe të provohet është teza për sundimin e botës, pavarësisht se përkë bëhet fjalë, për hebrejtë apo për këdo. Sundimi botës është një gjë shumë e jashtëzakonshme dhe duhet të vihet në provë.

Po të marrin historinë e hebrejve të pranuar dhe në gjithë librat kundër tyre. Lind një pyetje kur ka nisur sundimi i botës nga hebrejtë?

Në shek. XIV para krishtit, 3500 vjet më parë hebrejtë ishin skllever në Egjipt. Pra nuk besohet se e sundonin botën. Në Izraelin e sotmë krijuan disa mbretëri që u përcanë 500 vjet më vonë, u nda mbretëria e tyre në Izrael dhe Judea. Në shek. VIII para erës sonë  ra në skllavërinë asiriane. Në shek VI para erës sonë u deportuan në Babiloni. Në vitin 539 mbreti Kiri lejoi të ktheheshin në vendin e tyre. Në shek. I pas erës sonë erdhën luftrat me romakët të cilët zhdukën mbretërinë e Judesë dhe hebrejtë i morën skllever dhe i larguan nga vendi.

Për 2 mijë vjet hebrejtë zhduket nga historia. Por së paku për 1800 vjet që nga kjo kohë hebrejtë jetojnë në geto, pra në lagje të izoluara me status qytetar i dorës së dytë dhe të tretë dhe nuk i lejoheshin shumë profesione.

Në këtë kohë lind miti i hebreut bankier. Në të vërtetë kristianët e kishin të ndaluar të merreshin me shit-blerjen e parasë që është edhe baza e sistemit bankar.

Mbretërit dhe princat kishin nevojë për para, nuk donin të merrnin hua vet. Atëherë çfarë bënin?! Përdornin hebrejtë të cilët ishin të keq trajtuar dhe skishin shanc.

Disa hebrej në këto 18 shekuj derisa vjen sistemi bankar modern, shumica e tyre që janë quajtur bankierë hebrej kanë qenë humarrës në shërbim të mbretërve dhe princave. Pra sic kemi parë ne në Shqipëri Suden, Xhaferin etj që shërbenin për politikanët.

Historia moderne e hebrenjve për sundimin e botës nis me rocildët në shek.18. Është ironi e madhe që rocildët luftonin kundër Napoleonit, i cili emancipoi hebrenjtë. Rocildët ishin në shërbim të Anglisë për të mbledhur para nëpër Europë dhe për të financuar luftërat e Anglisë kundër Francës revolucionare dhe Napoleonit. Sic dihet, Anglia nuk bëri kurrë paqe, as me Francën revolucionare, bëri vetëm një paqe të shkurtër.

Pra, rocildët u përdorën nga Anglia për këtë qëllim. Pastaj protokollet e pleqve të ozionit, të cilët na qenkan një dokument për sundimin e botës nga hebrenjtë. Dhe këto thuhet se u shfaqën me rastin e kongresit, në vitin 1897 që bëhej për krijimin e shtetit të Izraelit. Problemi është se këta hebrenjtë nuk kishin bërë asnjë dokument për sundimin e botës deri në vitin 1897 dhe kur do zbatohej ky dokument, si do zbatohej? Duke bërë revolucionin rus. Në revolucionin rus kanë marrë pjesë shumë hebrenj se ishin status i dorës së dytë në Rusi. Këta që u ngritën, për cfarë do e përdornin këtë shtet agrar, të prapambetur sic ishte Rusia? 

Me këtë do ta sundonin botën? Koha tregoi se kjo ishte utopi. Miti tjetër është sundimi i hebrenjve mbi Amerikën dhe ky mbështetet në ndihmën që Amerika i jep Izraelit. Izraeli i ka shërbyer jo vetëm Amerikës, por gjithë perëndimin për të siguruar ekuilibrin me Lindjen e Mesme. Ndryshe naftën do ta merrnin nën kontroll shtetet prosovjektike, Egjipti, Siria e këto të tjera. Pra, këto do ti mundnin vendet properëndimore, do merrnin në kontroll naftën. Pastaj po të kishte Amerika nevojë të sundonte Lindjen e Mesme me anë të Izraelit, këtu shihni gadishullin e Sinait, pikën më strategjike që Izraeli e mori në luftën e vitit 1973.

Ishte Amerika që bëri paqen në 1978 duke detyruar Izraelin të dorëzonte pikën nga ku do kontrollonte kanalin e suezin, por në krahun e tjetrin dhe gjithë bregdetin e Arabisë Saudite nga ana e vendeve të shenjta. Pra bie dhe ky mit që Amerika Izraelin nuk e pushtoi për të sunduar Lindjen e Mesme, por për të ruajtur ekuilibrin.

Marrim Sorosin, është një spekullant financiar që ka fituar para por gjithë veprimtaritë e tij politike kanë dështuar. Ai dështoi në Rusi, u përpoq të prodhonte pushtet kozmapolit, aty e morën pushtetin nacionalistët rusë. Sorosi dështoi në Gjeorgji, dështoi në Ukrainë në revolucionet me ngjyra, dështoi në Hungari, vendin ku investoi më shumë ku pushtetin e morën nacionalistët hungarezë, Poloni po ashtu, Ballkan. Sorosi, i vetmi sukses që ka arritur në Shqipëri, emri i tij Edi Rama dhe Zaevi në Maqedoni. Sorosin nuk e duan në veprimtarinë e vet, i thonë që u shemb mitin e hebrenjve që sundojnë botën.


EMISIONET