Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Myftaraj sjell disa fakte rreth zhdukjes së tij në maj të vitit 1995.

Kastriot Myftaraj: Për debatin e ditëve të fundit mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha u përmend jo për të parën herë edhe emri i Reemiz Hoxhës, i cili u zhduk në 1995.

Është thënë se Remzi Hoxha u rrëmbye nga Shërbimi Informativ Shtetëror.  Remzi Hoxha u mor nga SHISH është e vërtetë dhe arsyeja për të cilën kanë thënë familjarët e tij se u rrëmbye është se ai kishte dijeni për një takim të Berishës me Miloshevicin në 1993 të zhvilluar në Shën Naum. Takim tresh, presidenti i Maqedonisë, Gligorov, Presidenti i Jugosllavisë Milloshevic dhe Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha.

Është thënë se kishte dijeni për një takim për kryetarin e SHIK, Bashkim Gazidede me personalitetin hibrid, kriminelin ndërkombëtar të njohur në Evropë në 70-80, Arkani dhe që në Jugosllavinë e viteve 1990 u bë politikan dhe kryetari i një force paramilitare.

Sa të vërteta ka në këto dy ngjarje të pretenduara.

Për takimin Berisha-Mliloshevic këtu nuk ka lënë asnjë dëshmi Remiz Hoxha, megjithëse ai jetoi 2 vjet e gjysmë pas këtij takimi. Është pretenduar se takimi është bërë në 31 maj 1993, Remzi Hoxha u zhduk në tetor 1995. Pra kishte gjithë mundësinë që të linte një dëshmi.

Dëshminë e le bashkëpunëtori i tij, sekretari i sindikatave të zejtarisë së Kosovës, Basri Zuka, i cili ka dëshmuar në disa emisione.

Janë fjalët e të birit të Remiz Hoxhës por ai nuk ka qenë dëshmitarë okularë.

Sipas kësaj duke udhëtuar nga Shqipëria në Maqedoni, Policia e Shqipërisë në Pogradec i thotë prisni sepse do kalojë Presidenti Sali Berisha.

Basri Zuka thotë se kur ika në Kosova pashë lajmin se ishte takuar atë ditë Gligorov me Millosheviçin dhe bëra lidhjen se mos ishte takuar dhe Sali Berisha me këta.

Basri Zuka ka dhënë dëshmi të ndryshme.

Këtu përzihen dy takime të ndryshme. Është takimi i Gligorovit me Milloshevicin që ka ndodhur në Ohër në maj 1993.

Kurse takimi Berisha- Gligorov ka ndodhur në maj 1994. Ky takim kishte si qëllim që Shqipëria  ti lejonte rrugëkalim Maqedonisë në Portin e Durrësit pasi ishte vendosur Bllokadanë Portin e Selanikut.

Për takimin Gazidede-Arkan, djali i Remiz Hoxhës thotë se babai i tij shkoi në Shkodër për biznes, pastaj mori bashkëpunëtorët dhe të hante drekë, aty pa Gazideden me Arkanin.

Zhdukja e Remzi Hoxhës, siç thonë familjarët ka ardhur për shkak të veprimtarisë së tij politiko-ushtarake. Ai u zhduk në 1995, 10 ditë para fillimit të konferencës së Dejtonit.

/Ora News.tv/