"Ju flet Moska": Basha agjent rus? Ja si testohet njeriu i Rusisë

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për çështjen më të debatuar në Shqipëri, zbulimin e një reviste amerikane për lobimin që Basha ka bërë vitin e kaluar në SHBA

Myftaraj: Një nga temat më të debatuara këto ditë në Shqiëpri ka qenë ajo që u hap pasi  një revistë amerikane bëri një hulumtim mbi lobingun që ka bërë kryetari i PD Lulzim  Basha në SHBA vitin e kaluar për të siguaruar atje foto me presidentin Trump dhe disa artikuj favorizues edhe për partinë e tij në shtypin e mediave amerikane.

Sipas hulumtimeve del se pagesat në pjesën më të madhe të tyre janë bërë nëpërmjet një kompanie me lidhje ruse, çka është bërë shkak për të krijuar një teori se kryetari i opozitës është njeriu i Moskës.

Sipas hulumtimit i bie që kryetari i PD në Shqipëri punon si agjent i Moskës sipas një skenari destabilizues.

A është Basha agjent rus?

Për ndikimin rus në Shqipëri dhe kur them ndikim e kam fjalën për ndikim agjenturor, sepse është një ndikim specifik, një lloj i veçantë agjenti që quhet agjent influencues. Pra një agjent që nuk i kërkohet të spiunojë, por të ndikojë. Pra agjent i niveleve të larta që i kërkojnë të ndikojë në dobi të Rusisë.

Agjentët e influencës i ka  përdorur jo vetëm Rusia por edhe vende të tjera, por sidomos KGB sovjetike.  

Çfarë janë faktet?

Faktet janë që Basha ka paguar para në dy linjë,  në një linjë zyrtare dhe në një linjë të fshehur të offshoreve, sepse kështu bëhen këto punë nuk kushtojnë aq lirë sa duken në pamje të parë.

Basha ka përdorur linjë e dyfishtë,  ka përdorur një kompani tjetër "biniatta trade" e cila rezulton me disa lidhje ruse, por që është një kompani e regjistruar në Britaninë e Madhe dhe paratë i janë paguar një lobisti amerikan që ka punaur me shumë kongresmenë, ka qenë një nga ndihmësit e Presidentit Trump në fushatë. Shkurt nësë Nik Muzin është agjent rus edhe Trump është agjent rus.

Problemi është që Basha në këtë histori del si njeri i korruptuar, si një njeri që ka para jashtë vendit, para të fituara nga korrupsioni kur ishte ministër dhe kryetar bashkie. Me këto para ai i përdor ndër të tjera edhe për të rritur sadopak atë profilin e vet si politikan, si kryetar i opozitës gjë që është e dështuar mesa po duket.

Nëse do bëhej fjalë për agjent rus, i bie që në këtë rast duhet të jetë edhe Trump agjent rus.

Agjentë rus nuk ka në këtë histori, por kjo histori dhe histori të ngjashme si kjo duhet të shërbejnë për të hapur çështjen e vërtetë të ndikimit rus në Shqipëri. Sepse kjo revista ia kundërvinte Bashës agjent rus, ia kundërvinte Edi Ramës si njeri të Rusisë.

Një nga mënyrat që ka përdorur Ish-Bashkimi Sovjetik dhe Rusia për të siguruar influencë në vendet e Europës Lindore ka qenë që simbolikë antifashiste në këto vende ta rusifikonte. A kam fjalën për ato monumente ku bëheshin ceremonitë zyrtare, pra të rusifikonte ceremonitë zyrtare të këtyre vendeve.

Në këto vende edhe në Shqipëri u ngritën monumentet si Nënë Shqipëri. Këtu shikoni në qendër "Nënën Shqipëri", në të majtë "Rodina Mat" kështu quheshin. "Rodina Mat" në Kiev, "Rodina Mat" në Leningrad.

Të gjitha këto nuk kanë asnjë simbol kombëtar.

Po të shikoni Rodina Mat ruse, Nënë Shqipëri ku bëhen ceremonitë zyrtare është krejt e ngjashme me këto. Është një grua e stilit sovjetik që ka ngritur dorën lart dhe mban një yll të kuq, asnjë simbol kombëtar.

Të dy palët si PS si PD shkojnë i përkulen kësaj Rodina Mat shqiptare dhe thelbi këtu është se nëse duhet të largohet ndikimi rus nga Shqipëri atëhere Rodina Mat të zëvendësohet me një statujë me një simbolikë shqiptare.

Edhe antifashiste po të jetë simbolika por që të ketë lidhje me Shqipërinë, me shqiponjën, sepse ndryshe i bie që pas antifashizmit të fshihet ndikimi sovjetik rus. Kur them që ajo Rodina Mat nuk ka simbolikë ruse e kanë bërë qëllimisht ata, se sovjetizimin e njësojnë me Rusinë, dmth për ta sovjektike dhe Rusi është e njëjta dhe ashtu është dhe sot. Putin këtë përpiqet  të ringjallë, atë tradinë sovjetike, pra ndikimin rus ta kamuflojë me tradinë antifashiste sovjetike.

Pra këtu fillon seriozisht lufta kundër ndikimit rus.


EMISIONET