"Ju Flet Moska" - 7 fajet e Sali Berishs dhe 7 meritat e Sali Berishës

"Ju Flet Moska" - 7 fajet e Sali Berishs dhe 7 meritat e Sali

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ju Flet Moska” në RTV ora, Kastriot Myftaraj ka pasyruar 7 fajet dhe 7 meritat e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë kohës që ka qenë në politikë.  

Kastriot Myftaraj: Titulli mund t'i duket dikujt i shkruar gabim, por jo. Është fjala për dy Berishë. Berisha një lider lokal që nuk u bë dot lider kombëtar dhe që për këtë arsye ka pjesën më të madhe të fajeve dhe Berisha tjetër që doli si lider në rag vendi dhe pak më gjerë. Për aq sa doli, për aq ka merita. Kur ja shtoj fajet, këtu kam parasysh që Berisha i dha bashkëkombasve të vet Tropojës shumë më tepër pushtet sesa në përpjestim me numrin e tyre. 

Këtu e kam fjalën për deputetë, ministra, drejtorë, ambasadorë. 

Kur Berisha kishte një mbështjetje absolute në vend me fitoren e zgjedhjeve të viti '92 ai ishte në pikën e fundit ku mund të kontrollonte procesin e lëvizjes së popullsisë sidomos nga veriu drejt Shqipërisë qendrore. 

Nëse do të kishte ndodhur kontrolli i të ardhurve ata do të jetonin në kushte më të mira dhe jo siç jetojnë sot. 

Faji i tretë është që nuk mori postin e kryeministrit në vitin 1992, por do ta drejtonte qeverinë nga Presidenca dhe me këtë nxiti krisje dhe përplasje në shtet. Pra me kompetencat e presidentit të një republike parlamentare deshi të drejtonte dhe qeverinë në mënyrë joligjore. Pak a shumë veproi siç vepron Vuçiç sot. 

Në '92 kur kishte mbështetje absolute ndërkombëtare nuk kërkoi financimin e një projekti për demilitarizimin e vendit që kishte një arsenal shumë të madh ushtarak. Nuk e dinte që do të sillte rreziqe. 

Një gabim mund të quhet që nuk i kërkoi Italisë që ushtronte më tepër ndikim në BE për të ulur presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë. 

Nuk fali kryetarin e PS-së Fatos Nano para zgjedhjeve të viti '96. Zgjedhje me kryetarin e Partisë në burg nuk kishin kuptim. 

Nuk shpalli zgjedhje të reja kur falimentuan firmat piramidale në fund të viti 1996. 

Meritat: 

Si ish-komunist hoqi yllin komunist nga flamuri shtetëror kombëtar, në prill të '92 dhe kjo nuk ishte e pakët. 

Mori përsipër njohjen me ligj të katastrofës ekonomike që shkaktoi regjimi komunist. 

Shpëtoi konferencën e Dejtonit nga një rrezik prej disa aventurierëve që gjoja nën siglën për luftën e çlirimit të Kosovës donin të nisnin një kryengritje guerile në kufirin e Shqipërisë me Jugosllavisë, në kufi me Kosovën. 

Nuk doli i pasur nga mandati i parë. 

Nuk e braktisi selinë qoftë si president, qoftë si kryeministër në momente të vështira, pavarësisht gabimeve. 

Shpëtoi udhëheqjen pro pavarësi të Malit të Zi, me taë që e quajnë kontrabanda e naftës në favor të Serbisë. 

Nuk pranoi ofertën e Milosheviçit, pas 14 shtatorit 1998 për tu tërhequr në Shqipërinë e Veriut dhe për tu vrarë praktikisht vendin, në kohën kur PS nisi teërrorin ndaj PD-së. I hodhi një ofertë nga Beogradi që të kalonte me të gjithë mbështetësit e vet në Veri.

EMISIONET