“Ju Flet Moka” - Shqipëria në "frigorifer" politik deri në marrëveshjen Kosovë-Serbi

“Ju Flet Moka” - Shqipëria në "frigorifer"

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ju Flet Moska” në RTV Ora, gazetari dhe moderatori Kastritot Myftaraj trajtoi temën “Shqipëria në ‘frigorifer’ politik deri në marrëveshjen Kosovë-Serbi”.

Kastriot Myfataraj: Ajo që po ndodh në Shqipëri është e ngjashme me atë që po ndodh në Kosovë. Në rend të ditës në tryezat ndërkombëtare ka dalë Kosova, për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, prja kjo e fundit ta njohë Kosovën, në këmbim atyre që do të marrë.

Përgjithësisht Kosova ka qenë në rrethana të tilla edhe në kohën e komunizmit, pra sa herë ka qenë në situatë ka pasur interesa që të pengoheshin arritje kaq të mëdha.

Në këtë situatë Shqipëria do të futet në një lloj “frigoriferi” politik. Në kuptimin që, nga skenarët për të penguar marrëveshjen Serbi-Kosovë do të kishte një konflikt në Shqipëri. Qoftë edhe lëvizja e armatosur në kufirin e Shqipërisë me Kosovën. Në Shqipëri kërkohet një dorë e fortë dhe fati i ka rënë Ramës që të jetë në pushtet në këtë periudhë. Demokracia do të futet në “frigorifer” deri sa të bëhet marrëveshja dhe do të mbyllet njëri, ose të dy sytë, për mënyrën se si qeveriset në Shqipëri, për korrupsionin, bashkëpunimin me krimin e organizuar.

Kur do dalë Shqipëria nga ky "frigorifer politik" ku e kanë futur ndërkombëtarët?

Do dalë kur të zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi ose më saktë Serbi-Kosovë. Kjo marrëveshje do ketë probleme të mëdha. Sepse:

Si hap i parë do të nënshkruhet nga të dy qeveritë me ndikimin e ndërkombëtarëve.

Si hap i dytë duhet miratimi në Kuvendet përkatëse, në parlamentin e Kosovës dhe të Serbisë, por duhen 2/3 e votave, pasi duhen ndryshime kushtetuese.

Pastaj në Serbi do të ketë probleme sepse aty është e vështirë të ndikosh mbi deputetët dhe mbi liderët e tjerë, të cilët duan të përfitojnë nga ky rast për t'i larguar nga pushteti Vuçiçin dhe Daçiçin. Por edhe në Kosovë vështirë që dikush nga partitë që do humbin në zgjedhje do t'ja japin votat partive fituese, për të bërë ndryshimet kushtetuese.

Koha do ta tregojë jo shumë vonë, por Shqipëria do të rrijë në "frigorifer politik" edhe përtej vitit 2021.

EMISIONET