Jorginho i pashitshëm për Napolin, City hedh sytë nga mesfushori i Realit

Jorginho i pashitshëm për Napolin, City hedh sytë nga mesfushori

Transferimi i mesfushorit të Napolit, Jorginho tek Manchester City është shumë pranë konkretizimit, megjithatë, një bllokim i këtij transferimi do të sillte pakënaqësi tek lojtari italo-brazilian.

"Jorginho është një lojtar i Napolit. Napoli dhe Manchester City nuk kanë arritur ende një marrëveshje, pasi ka rreth 10 milion distancë mes kërkesës dhe ofertës. Tani City po punon për "planin B". Lojtari po pret vendimin e Napolit. Ai ka edhe dy vjet në kontratën e tij dhe nuk do ta ripërtërijmë. Kontrata e Jorginho është në pronësi të De Laurentiis dhe që nga sot, ai mbetet një lojtar i Napolit. Ne nuk do të jemi hipokritë këtu, çdo lojtar do të donte të luante në urdhërat e Pep Guardiolës.

"Unë nuk duhet t'i them asgjë Presidentit, sikur ai të jetë i bindur se është një marrëveshje e mirë për të shitur, atëherë ai do. Nëse ai mendon se Jorge mund të vazhdojë të bëjë një punë të mirë me Napoli, atëherë ai do të synojë ta mbajë atë. Jorginho është një profesionist, por ky është një mundësi e jetës për të dhe për familjen e tij. Nëse ai nuk do të shkojë në Manchester City, ai nuk do të jetë shumë i lumtur ".-tha agjentin Joao Santos për "CalcioNapoli24".

Sipas mediave italiane Manchester City ka dërguar një ofertë prej 40 milionë euro plus 5 të tjera në formë bonusesh, por De Laurentiis dëshiron që klubet e interesuara të paguajnë plot 50 milion euro për mesfushorin. Një kërkesë që mund të detyroj Cityn të heq dorë dhe të nis ofensivën për një tjetër mesfushor cilësor, Mateo Kovacic.

EMISIONET