Johnson këshillon Trump të mos largohet nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Johnson këshillon Trump të mos  largohet nga marrëveshja

Sekretari i shtetit britanik për marrëdhëniet me jashtë, Boris Johnson ka këshilluar presidentin Trump të mos heqë dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke thënë se "do të ishte gabim të largohej nga një çështje kaq delikate", shkruan BBC.

Sekretari i Jashtëm anglez është në Washington për të bindur presidentin amerikan që të mbetet pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare.

Marrëveshja bëri që Irani të bjerë dakord për të kufizuar aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve në ekonominë iraniane.

Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj europianë kanë kohë deri më 12 Maj për të bindur presidentin Trump që të qëndrojë brenda marrëveshjes.

Nga ana e tij, Trump ka kritikuar me forcë marrëveshjen, të cilën e quan "çmenduri".

Britania, Franca dhe Gjermania punuan në "prapaskenë" për javë të tëra për të mbajtur "gjallë" marrëveshjen, e cila u "orkestrua" nën administrimin e ish presidentit Obama dhe përfshin Rusinë dhe Kinën si firmëtarë të saj.

EMISIONET