Një gabim historik të Europës e ka konsideruar senatori italian Roberto Rampi, vendimin negativ të hapjes e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lidhur me rrezikun e ndikimit të faktorëve jashtë europian në vendet e Ballkanit, senatori italian nuk e përjashtoi si mundësi duke thënë se sa herë që Europa i mbyll derën një vendi ballkanik i hapet dera një force me synime kundër atyre të BE.

Roberto Rampi: "Sa herë që Europa i mbyll derën një vendi ballkanik i hap derën një force me synime kundër atyre të BE."

Për Ora News senatori Italian vlerësoi hapat e hedhur nga Shqipëria.

Roberto Rampi:  “Mendoj që është një gabim madh i Eurpës. Një gabim prespektivash dhe kendvështrimesh që Europa ka berë në lidhje me këtë gjë. Duhej pranuar Shqipëria për shkak të historikut që ka dhe jo si një ndihmë për Shqipërinë por si një ndihmë për Europën. Kjo lidhet me diversitetin kulturor që do të sillte Shqipëria në Europë.”

Si një nga sfidat më të mëdha me të cilat po përballet Europa, fluksi i emigrantëve e gjeti këtë të fundit me shumë të mbyllur sesa të papërgatitur u shpreh ndër të tjera senatori Roberto Rampi.

/Ora News.tv/