Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër, kjo është një fjalë e urtë popullore që duket se shkon më së miri për një vajzë të vogël në Moskë që i shpëton 2 herë vdekjes. Në një video të filmuar në Moskë, tregohet se si një makinë humb kontrollin dhe pas goditjes nga një kamion, vajza e vogël del nga dritarja e pasme e makinës dhe përfundon në mes të rrugës. Por gjithçka nuk mbaron me kaq, e ndërsa vajza e vogël në mes të rrugës për pak sa nuk shtypet nga një tjetër kamion. Mrekullisht fëmija shpëton me vetëm disa goditje të vogla në kokë.

/Ora News.tv/