Jeta e prerë në mes e Marjusit, gjyshërit në Shijak hapin dyert e mortit

Jeta e prerë në mes e Marjusit, gjyshërit në Shijak hapin

Dyert e mortit jane hapur në familjen Marku ne Shijak nga gjysherit e Marjusit 22 vjecar viktimë e tragjedisë se Xhenovas. 

Fatbardh Marku, kushëri i nënës së Marjusit tha se djali bashkë me familjen e tij kishin qenë me pushime në Shqipëri, dhe vetëm para tri ditësh kishin lënë Shijakun duke lënë pikëllim e dhimbje tek të afërmit.

Po ashtu i afërmi tregon me dhimbjes gjestin e fundit që Marjusi kishte  bërë para se të ikte drejt vendit ku prindërit kishin emigruar, ndërsa i  kishte puthur duart edhe gjyshit.

Nena dhe babai i Marjusit janë sipërmarrës. Ai po shkonte më punë bashkë me shokun nga Shkodra kur ndodhi ngjarja. Fati është treguar shumë  mizor. 3 dite kishin si familje qe ishin larguar nga Shijaku, se ishin  me pushime. Para se te ikte i puthi duart gjyshit. Ai u largua me  prindërit nga Vlora drejt Italisë.

 Prindërit qëndruan 8 vite pa ardhur ne Shqiperi se nuk kishin dokumente. Marjusi sapo kishte mbaruar shkollën dhe punonte ne biznesin e  familjes, tha Marku.

 Kujtojmë se Marjusi udhëtonte në një automjet bashkë me shokun e tij  Admir Bokrina, ndërsa të dy humbën jetën pas shembjes së urës Morandi.

EMISIONET