Jennifer Lawrence kalon festat me fëmijët e sëmurë në spital

Jennifer Lawrence ka lindur në një qytet të vogël, Indian Hills në Kentucky. Por aktorja u kthye në vendlindje për një arsye shumë të veçantë.

Ylli i Hollywood vazhdoi traditën e festave duke kaluar edhe këtë vit Krishtlindjet me fëmijët e sëmurë në Spitalin e Fëmijëve Norton.

Spitali publikoi disa foto të vizitës së aktores duke shkruar: "Një falenderim të veçantë për Jennifer Lawrence që vizitoi fëmijët dhe shpërndau në spital atmosferën e festave."

Jennifer dukej shumë e thjeshtë dhe e qeshur me fëmijët.

Ajo mbante veshur pantallona dhe bluze, ndërsa nuk kishte vënë make-up.

Vizita e spitalit të Jennifer është një traditë vjetore për gjashtë vitet e fundit. Ylli i filmave ka një lidhje të gjatë me spitalin e fëmijëve.

Në vitin 2016, Lawrence dhuroi 2 milionë dollarë për institucionin, duke themeluar fondacionin Jennifer Laërence Foundation Cardiac Intensive Care Unit për fëmijët e sëmurë nga zemra.



EMISIONET