Dy korrierë shqiptarë droge u arrestuan nga karabinieria në Raguza të Italisë. Skuadra e karabinierisë ka vënë në pranga shtetasit H.E. 28 vjeç dhe A.J. 20 vjeç, të dy banues në Raguza. 

Të dy u kapën në një makinë me 1,1 kilogramë kokainë të pastër të fshehur në motor, shkruajnë mediat italiane.

Shqiptarët e arrestuarit thanë se ishin turistë, duke justifikuar faktin se nuk kishin leje qëndrimi në Itali. Në rast se sasia e drogës do të shitej në treg, atëherë korrierët do të fitonin 90 mijë euro. 

Të dy u dërguan në burgun e Raguzës, në dispozicion të prokurorit publik.

/Ora News.tv/