Jeff Bezos dyfishon pasurinë në 1 vit, rrëzon nga froni Bill Gates

Pasuria e ngritur themeluesit dhe shefit ekzekutiv të Amazon, e ka bërë atë njeriun më të pasur në planet.

Jeff Bezos ka hedhur nga froni bashkë-themeluesin e Microsoft, Bill Gates që për 24 vite ka kryesuar listën si amerikani më i pasur. Por jo më.

Bezos ka zëvendësuar Gates në listën vjetore të revistës Forbes të 400 amerikanëve më të pasur. Pasuria e tij neto dyfishuar nga viti i kaluar. Nga 81.5 miliardë dollarë që kishte një vit më parë vlerësohet se pasuria e tij e këtij viti është 160 miliardë dollarë .

Warren Buffett i Berkshire Hathaway është amerikan i tretë më i pasur, me një vlerë neto prej 88.3 miliardë dollarësh, i ndjekur nga themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg me 61 miliardë dollarë, raporton Forbes.

EMISIONET