Japonia shpik maskën që përkthen në 8 gjuhë të botës

Japonia shpik maskën që përkthen në 8 gjuhë të

Mënyra si koronavirusi e ka transformuar shoqërinë ka ndikuar edhe në teknologji. Kështu një kompani japoneze ka shpikur një maskë inteligjente që mund të transmetojë mesazhe dhe të përkthejë nga japonishtja në tetë gjuhë të tjera. Ideja inovative vjen për të përmirësuar komunikimin e vështirësuar nga mbajtja e maskës, kryesisht në aeroporte.

Ndërsa maskat e fytyrës janë bërë pjesë e përditshmërisë mes pandemisë së koronavirusit, një kompani japoneze ka zhvilluar një "maskë inteligjente" të lidhur me internet që mund të transmetojë mesazhe dhe të përkthejë nga japonishtja në tetë gjuhë të tjera.

E quajtur ndryshe "C-maskë", ajo përshtatet si maskat standarde të fytyrës dhe lidhet përmes Bluetooth me një aplikacion smartphone dhe tablet që mund të transkriptojë mesazhe me tekst, të bëjë thirrje ose të amplifikojë zërin e mbajtësit të maskave.

“Shpesh herë është e vështirë të kuptohet dikush kur flet me maskë. Por duke mbajtur këtë maskë inteligjente, mund të përmirësojmë komunikimin duke transkriptuar bisedat (në smartphone)”, u shpreh Taisuke Ono, shefi ekzekutiv i kompanisë.

5000 maskat e para të “Donut Robotics” do t'u dërgohen blerësve në Japoni duke filluar nga shtatori, me synim tregjet edhe në Kinë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë gjithashtu.  

Deri më tani interesi për maskën që kushton 40$ ka qenë i madh. Inxhinierët japonezë erdhën me idenë për maskën pasi ishin në kërkim të një produkti që të ndihmonte kompaninë të mbijetonte nga pandemia.

EMISIONET