E ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, moderatorja Fjodora Fjora, u ul përballë Ester Bylyku, në një bisedë pa dorashka. Ajo foli me detaje për jetën e saj private, arsyen përse nuk ishte martar, përse kishte refuzuar 3 raste për martesë dhe jo vetëm.

Në vazhdim ajo foli dhe për një histori tjetër, kur një lidhje serioze e cila pritej të finalizohej me bashkëjetesë, fejesë apo martesë përfundoi.

Pasi shpjegoi se nuk është person që bën kompromise, Fjodora shtoi: Më ka ndodhur dhe jam mërzitur shumë kur kam mbyllur diçka që ishte tepër serioze. Gjë e cila është nisur, fejesë, martesë apo bashkëjetesë. Dhe në momentin që kam kuptuar që më cënonte lirinë time apo kapacitetin tim, apo atë që kisha ndërtuar në jetë, sepse nuk është e lehtë të jesh në ekran, të jesh edhe prind, të kesh edhe biznese. Dhe papritur vjen një person që do të më marr gjithçka që unë kam ndërtuar nuk është e lehtë. Dhe unë nuk mund ta zhbëj dot veten time.”

/Ora News.tv/