Jaka: Politika në 20 vite pengesë për bizneset, edhe Rama në opozitë fliste për oligarkët

Jaka: Politika në 20 vite pengesë për bizneset, edhe Rama në

Kreu i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë, Nikolin Jaka i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, thotë politika është bërë pengesë për biznesin në të gjitha rastet, duke shtuar se njësoj si opozita e sotme edhe ajo e djeshme fliste kundër oligarkëve duke mos dhënë asnjëra palë prova se është ndryshe.

Jaka: Sistemi ka bërë ndryshime të mëdha në Shqipëri, jo klasa politike. Pra ndryshimi i sistemit në vitit 1990. Mjafton të jetë iniciativa e lirë e një sipërmarrësi apo përtofoli financiar. Problematikat që i dalin kësaj sipërmarrje, klasa politike nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka penguar në të gjitha llojet e mundësive. 

Nga '92 deri në 2002, qasja ndaj sipërmarrjes trajtohej si një sipërmarrje që paguan një taksë fikse. Vazhdojmë edhe sot të kemi mungesën e një plani menaxhimi territorial se kush janë sektorët që potencojnë, sepse nëse kemi sektorë të potencojnë, përtofoli financiar i brendshëm dhe i jashtëm është i pakufishëm. Në çdo takim më thuhet sa kohë më duhet mua për të kthyer paratë e investimi. 

Ajo çfarë mua më bën realisht përshtypje që edhe tek propozimet e PD, edhe tek platforma e qeverisë, biznesi etiketohet si pjesa më e keqe e shoqërisë. Unë vlerësoj pjesën e identifikimit që bën opozita për të identifikuar pjesën e sipërmarrjes e cila prish ekuilibrin e sipërmarrjeve shqiptare. Në momentin që ti e përfshin gjithë sipërmarrjen private duke e etiketuar si oligark dhe nuk kalon në trajtimin konkret të një rasti duke e vënë edhe përpara gjykatës. 

Unë kujtoj opozitën e vitit 2005-2013, nuk kishte asgjë tjetër vetëm se artikulimin që bën opozita sot. Oligarkët, bizneset afër kryeministrit, do t'i prishim kontratat. Ne ishim në bllok kundër koncesionit të skanimit, dhe mazhoranca e pezulloi  një vit.  Në kohën e mazhorancës së atëhershme ishte 42 euro një deklaratë kamioni. Është 27 euro një deklaratë doganore. Jam i bindur që nesër do marri pushtetin opozita dhe të njëjtën gjë do të operojë sepse nuk ka dhënë prova për të kundërtën. 





EMISIONET