Jahti me turistë austriakë jep alarmin SOS në Durrës

Jahti me turistë austriakë jep alarmin SOS në Durrës

Një jaht me turistë austriakë ka lëshuar sinjalin SOS, pasi rrezikon mbytjen 3 milje nga bregdeti i Kallmit në Durrës.

Lajmi konfirmohet nga Kapiteneria. Mësohet se forca e detit është 6 ballë. Dyshohet se jahtit me 3 turistë i është fikur motori si pasojë e motit të keq

Ndërkohë pritet ndërhyrja e Rojës Bregdetare për t’u ardhur në ndihmë turistëve të huaj.

Burime nga Kapiteneria bëjnë të ditur se në drejtim të jahtit është nisur një rimorkiator.


EMISIONET