Autoritetet britanikë kanë kapur 8 shtetas shqiptarë në një jaht luksoz, me të cilin dyshohet se janë kontrabanduar.

Jahti luksoz u gjet në brigjet e Britanisë së Madhe nga Forcat Kufitare dhe një helikopter.

Tetë shtetasit shqiptarë do të trajtohen në përputhje me rregullat e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa kapiteni i jahtit, një 64-vjeçar britanik u ndalua nga policia dhe është marrë në pyetje.

Një zyrtar  i Agjencisë Kombetare të Krimit tha se po bashkëpunojnë me partnerët për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e kufijve.

"Goditja e grupeve kriminale të përfshira në kontrabandë njerëzisht është një nga përparësitë tona", tha ai.

Ndalimi i 8 shqiptarëve vjen pas gjetjes së trupave të pajetë të 39 emigrantëve në një kamion në Essex.

/E.Xama/

/Ora News.tv/