Ja prokurorët që do hetojnë dosjen 184

Ja prokurorët që do hetojnë dosjen 184

Dy prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli do të hetojnë dosjen 184 ku janë akuzat për shitblerjen e votave në bashkinë e Dibrës në 2016. 

Prokurorët u caktuan nga drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës. 

Dosja iu dërgua për kompetencë nga Prokuroria e Përgjithshme pasi u ndryshua vepra penale dhe nuk kishim të bënim me "bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal" 

Drejtuesja e prokurorisë Dibër, Esmeralda Cani nuk ishte pjesë e shortit për shkak të marrëdhënieve familjare me personat në hetim. Bëhet fjalë për Arben Keshin, kushëri i prokurores së Dibrës i cili doli nga disa prej përgjimeve të publikuara nga gazetar gjermane "Bild" 

Hetimet nisën nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova i cili u shkarkua nga vetingu. Dosja i kaloi prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho i cili shpalli moskopetencën. Më pas Arta Marku urdhëroi transferimin e saj ne Diber.  


EMISIONET