Një adoleshent shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident mbrëmjen e 15 majit në Seggiano të Italisë.

Klajd Leka, vetëm 17-vjeç po udhëtonte me motor u përplas me një makinë në kryqëzimin midis Via D'Annunzio dhe Via Parini.

Karabinierët janë ende duke punuar për rindërtimin e dinamikës së tragjedisë.

I riu me origjinë nga Laçi po udhëtonte me një skuter kur u përplas një makinë që drejtohet nga një i ri italian nga Pioltello.

Nga goditja e madhe, Leka fluturoi në ajër duke rënë në asfalt. Aksidenti rezultoi fatal për 17 vjeçarin shqiptar.

Trupi i adoleshentit iu është dorëzuar familjes dhe funerali do të mbahet në ditët e ardhshme, raporton ilgiorno.it.

/Ora News.tv/