Ja fotoja e fundit e vëllezërve Bilali, para vrasjes në Shkodër

Ja fotoja e fundit e vëllezërve Bilali, para vrasjes në

Kjo është fotoja e fundit që dy vëllezërit Astrit dhe Brahimi Bilali kanë dalë bashkë, teksa kalëronin me kalë.

 Dy vëllezërit u ekzekutuan mëngjesin e sotëm, 30 mars 2019,  në oborrin e shtëpisë së tyre dhe dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe lëviznin me një automjet tip Benz që u gjet i djegur disa metra larg vendit të ngjarjes, ne zonën e Livadheve.

Ndërkohë detaje të reja tregojnë se në shtëpinë ku ka ndodhur krimi ka patur kamera të instaluara që mendohet se kanë filmuar ngjarjen. Pritet që policia ti sekuestrojë dhe pamjet të mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Kush ishin Astrit dhe Brahim Balili? - Të dy viktimat ishin emra të njohur në qytet. Brahim Bilali drejtonte shoqatën “2 Prilli” në Shkoder dhe ishte anëtar i deges së Partisë Demokratike. I  vëllai, Astriti  merrej me hipizëm dhe zotëronte një fermë.

 59 vjeçari Astrit Bilali është babai i ish boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali i arrestuar në shtatorin e vitit të kaluar në kuadër të operacionit “Forca ligjit”. Emri i tij u bë i njohur për shkak se u përfol asokohe se ai ndodhej duke kalëruar me viktimën Arjan Ferracaku dhe shenjestra u ngatërrua për shkak të ngjashmërive fizike që kishin mes tyre. Por Bilali nga policia rezulton i skeduar edhe për ngjarje të tjera në qytetin verior.

Kerkohet ndihma- Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë  në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të  anonimatit.

Motivet? Nuk dihet nëse kjo vrasje e dyfishte ka lidhje pikërisht me të shkuarën e djalit të një prej viktimave, apo për ndonjë konflikt të ri që ato mund të kenë pasur. Mësohet se dy vellezërit lëviznin lirisht në qytet dhe nuk ruheshin, ç’ka përjashton mundësine që ata personalisht të kenë patur ndonjë problematikë. Policisë së Shkodres në ndihmë do t’i vihet edhe një grup i posaçëm me ekspertë nga policia kriminale, që do të hetojnë zbardhjen e ngjarjes. 

Saga e vrasjeve në Shkoder pa autor për fat të keq ka shkuar në 11 viktima dhe ende policia dosjet i ka të hapura për vrasjet që në më pak se 2 vite goditën kryeqendrën e veriut.

EMISIONET